kosovë

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, PDK kërkon shpalljen të pavlefshme të 20 mijë votave nga diaspora

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar zyrtarisht shfuqizimin e rreth 20 mijë votave të dërguara në vend përmes postës nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, duke u thirrur në shkelje ligjore.

PDK e cila doli e dyta në zgjedhje parashtroi ankesë në Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Të lidhura

None found

Ajo tha se mbi 20.000 fletëvotime ishin dërguar me postë nga jashtë vendit me vonesë, pas afatit të lejuar ligjor.

Ditë më parë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, tregoi për Radion Evropa e Lirë se komisioni i cili mbikëqyr procesin zgjedhor në vend i kishte pranuar rreth 20.000 fletëvotime të dërguara me postë nga diaspora në fillim të janarit.

“Janë rreth 20 mijë pako me fletëvotime të tërhequra më 2 dhe 5 janar që pritet të numërohen së shpejti”, tha Elezi më 5 janar.

Sipas Ligjit të Kosovës për Zgjedhjet, fletëvotimet e dërguara me postë nga jashtë vendit mund të pranohen nga KQZ-ja më së largu një ditë pas zgjedhjeve.

Neni 96 thotë se “vota përmes votimit jashtë Kosovës, e dërguar me postë në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë, pranohet nga KQZ-ja deri të nesërmen e ditës së zgjedhjeve në orën 16:00, me kusht që të ketë vulën e dërgimit para ditës së zgjedhjeve”.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, shkroi të enjten në Facebook se propozimi për pranimin e fletëvotimeve pas afatit u miratua në KQZ “me vetëdije se po bëhej shkelje ligjore, edhe pse kjo u arsyetua me qëllimin që të mos keqkuptohej se jemi kundër mërgatës”.

“Prandaj, organet kompetente duhet të vendosin në mënyrë meritore lidhur me vendimin e KQZ-së për pranimin e fletëvotimeve jashtë afatit ligjor”, shkroi Gashi.

Por, Alban Krasniqi anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, e cila i fitoi bindshëm zgjedhjet përfshirë edhe votat me postë e akuzoi PDK-në për ankesë të “turpshme” kundër diasporës.

“Vetë e votuan në KQZ procedurën dhe afatet, e tash kur mërgata u vetorganizua dhe arriti të sjellë fletëvotimet nga gjithandej globit, këtyre u djeg ky fakt duke harruar që humbjen nuk e kanë nga mërgata, e as nga votuesit në Kosovë, por nga sjellja, veprimet dhe vendimet e dëmshme të vet PDK-së”, shkroi Krasniqi në Facebook të enjten.

Rreth 51.000 qytetarë të Kosovës në mërgatë ishin regjistruar për të votuar përmes postës në këto zgjedhje.

Kur janë numëruar rreth 80 për qind të votave me postë, Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti i ka fituar 30.671 vota, ndërsa PDK-ja vetëm 4.335 vota.

Para fillimit të numërimit të votave me postë, PDK-ja ishte në rrugë për t’i fituar 23 ulëse në Kuvendin e Kosovës, por tani ajo ka humbur një ulëse.

Vetëvendosje, ndërkohë, ka fituar 57 ulëse dhe Kurti pritet ta themelojë qeverinë e re të vendit sapo të verifikohen rezultatet e zgjedhjeve.

KQZ-ja njoftoi të enjten vonë se është buzë përfundimit të numërimit të votave me postë, të fundit, para shpalljes së rezultateve përfundimtare dhe verifikimit të tyre.

“Ka filluar numërimi i pjesës së fundit fletëvotime, mbi 3 mijë, që gjatë ditës janë sjellur në Kosovë”, tha KQZ-ja në Facebook./REL

të fundit

Çfarë ndodhi në Universitetin Politeknik?/ Rojet e godinës mbyllin me çelës studentët

Një situatë tensioni është krijuar brenda ambienteve të Universitetit Politeknik, ku një grup studentësh hynë në ambientet e tij dhe…

4 minutes ago

Emergency interventions in Tetovo rise by more than 50 percent due to the heat

Për shkak të temperaturave të larta është rritur për mbi 50 për qind numri i ndërhyrjeve të Ndihmës së Shpejtë…

14 minutes ago

Anti-government protest enters its 30th day, strong banners against Rama outside the Prime Minister’s Office

Ka nisur sot dita e 30-të e protestave masive qytetare kundër qeverisë Rama. Mijëra vetë janë organizuar dhe sot për…

15 minutes ago

Tension te protesta në Tiranë, studentët futen në Universitetin Politeknik pas heqjes së banderolës

Një moment i shoqëruar me momente të tensionuara është regjistruar pak momente më parë gjatë protestës masive në Tiranë. Një…

15 minutes ago

Shtohen me mbi 50 për qind ndërhyrjet e Ndihmës së Shpejtë në Tetovë për shkak të vapës

Për shkak të temperaturave të larta është rritur për mbi 50 për qind numri i ndërhyrjeve të Ndihmës së Shpejtë…

22 minutes ago

“Bota u bë më e ndritshme”/ Urimi i veçantë i Capital T, për ditëlindjen e Adrola Dushit

Prej kohësh, një nga thashethemet më të përfolura në showbiz ka qenë romanca mes reperit Capital T dhe modeles Adrola…

41 minutes ago