Categories: kosovë

Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës i jep fund krizës, Bytyçi: Kompromisi për Presidenten ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës me 81 vota, duke mbyllur një periudhë të gjatë pasigurie institucionale dhe përplasjesh politike për kreun e shtetit.

Të lidhura

None found

Votimi u zhvillua në minutat e fundit të afatit ligjor, pas një krize të zgjatur mes pozitës dhe opozitës. Përplasja politike ishte lidhur edhe me miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Zgjedhja e Presidentes së re ka ngritur pikëpyetje për mesazhin politik që përcjell, si dhe për mundësinë që ky zhvillim të hapë një etapë të re stabiliteti institucional dhe bashkëpunimi politik në Kosovë.

Profesori Enver Bytyçi e konsideron këtë zhvillim një fitore për Kosovën. Ai e kritikon qëndrimin e opozitës gjatë krizës dhe vlerëson se ishte kompromisi politik për zgjedhjen e Presidentes ai që mundësoi zhbllokimin e institucioneve.

Në një prononcim për “Bota sot”, Bytyçi tha se pas një periudhe të gjatë tensionesh, Kosova më në fund arriti të zgjedhë kreun e shtetit.

Sipas tij, vendimi erdhi pas një “maratone” të opozitës për marrjen e pushtetit, pas akteve të shumta të dhunës që ai i cilëson të pamotivuara dhe të pajustifikuara ndaj parlamentit, deputetëve dhe institucioneve të shtetit, si dhe pas diskutimeve e negociatave të shumta.

Bytyçi e sheh zgjedhjen e Presidentes si një fitore të Kosovës, e cila, sipas tij, ka luftuar për dekada e shekuj për lirinë dhe shtetin e saj. Ai argumenton se bllokada opozitare binte ndesh me sakrificat e shqiptarëve për shtet dhe shtetësi.

Profesori kujtoi se, pak orë përpara zgjedhjes së Presidentes, Ramush Haradinaj u kishte thënë shqiptarëve në Kosovë se “Kurti dëshiron ta çojë Kosovën në zgjedhje të reja”. Megjithatë, Bytyçi mendon se ishin taktikat e Albin Kurtit ato që çuan drejt kompromisit për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Ai vlerëson se këmbëngulja e Kurtit për ta lidhur miratimin e ligjit me zgjedhjen e Presidentit ishte faktori kryesor që solli krijimin e institucioneve. Në të kundërt, kërcënimet e Bedri Hamzës dhe Ramush Haradinajt për ta votuar me çdo kusht, jashtë kompromisit, ligjin për Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë, sipas tij, ishin në dëm të Kosovës.

Bytyçi theksoi se, pavarësisht kësaj, Albin Kurti u akuzua vazhdimisht se nuk e dëshironte zgjedhjen e Presidentit të ri dhe se synonte rikthimin e vendit në zgjedhje.

Me zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës, ai beson se kriza institucionale është kapërcyer. Presidenten e re e përshkroi si një figurë të përshtatshme për këtë detyrë, të njohur kryesisht në shkencë si kryetare e Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, por edhe si politikane.

Shiroka-Pula ka shërbyer si ministre në qeverinë e parë të Hashim Thaçit. Sipas Bytyçit, ajo konsiderohet një personalitet i ekuilibruar dhe me aftësi të merituara për drejtimin e shtetit.

Profesori e cilësoi zgjedhjen e saj një sukses të dyfishtë: nga njëra anë, Kosova i dha fund bllokimit institucional, ndërsa nga ana tjetër, emri i përzgjedhur për këtë post ishte, sipas tij, një zgjedhje e goditur. Shiroka-Pula është gruaja e tretë që merr drejtimin e shtetit, pas Atifete Jahjagës dhe Vjosa Osmanit.

Bytyçi beson se Presidentja e re mund të ketë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit mes institucioneve. Ai e sheh kandidaturën e saj edhe si kundërpërgjigje ndaj pretendimeve se kryeministri Albin Kurti synonte ta mbante Kosovën në krizë.

Sipas tij, fakti që Kurti propozoi një personalitet si Justina Shiroka-Pula tregon se kryeministri nuk synon kapjen e institucioneve dhe se nuk qëndron akuza se ai dëshironte që Kosova të përfundonte sërish në zgjedhje.

“Të gjitha maskat ranë”, deklaroi Bytyçi, duke pretenduar se krerët e opozitës ia kishin vendosur kryeministrit maskën e tyre. Ai e konsideroi suksesin të Kosovës, por edhe të mazhorancës.

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, sipas profesorit, opozita u përpoq t’i paraqiste si një arritje të saj. Ai tha se opozita bëri gjithçka për ta shitur këtë si sukses, madje duke mobilizuar militantët e saj të dhunshëm kundër institucioneve të shtetit.

Bytyçi shtoi se as Albin Kurti dhe as deputetët e mazhorancës nuk ishin kundër miratimit të ligjit. Sipas tij, mazhoranca kërkonte vetëm që përmes këtij procesi të impononte kompromisin për zgjedhjen e Presidentes, pasi pa një marrëveshje të tillë Kosova nuk do të kishte institucione.

Profesori vlerëson se marrëveshja politike dhe zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës i japin Kosovës një imazh më të qëndrueshëm në arenën ndërkombëtare. Ai tha se vendi tashmë fiton pikë si një shtet i konsoliduar.

Bytyçi përmendi edhe reagimin e Beogradit, duke argumentuar se atje pritej që Kosova të përfshihej në një luftë civile kundër shtetit. Sipas tij, Kosova fitoi një imazh pozitiv ndërkombëtar dhe nuk ka më pengesa për funksionimin e shtetit.

Ai parashikon se gjatë pesë viteve të ardhshme Kosova do ta çojë më përpara procesin e shtet-njohjes dhe shtet-ndërtimit. Sipas Bytyçit, pikërisht ky zhvillim shpjegon edhe zhgënjimin në Beograd, ku pritej që Kosova të zhytej në anarki dhe destabilizim. “Shteti tashmë është në rend të parë”, u shpreh ai.

Profesori shprehu rezerva edhe për reagimet e krerëve të Tiranës ndaj zgjedhjes së Presidentes së re. Ai bëri dallim mes Presidentit Bajram Begaj dhe kryeministrit Edi Rama.

Bytyçi tha se Begaj i dukej i sinqertë në urimin e tij, ndërsa shprehu dyshime për qëndrimin e Ramës. Sipas tij, nëse kryeministri shqiptar do ta donte Kosovën, nuk do të ishin zhvilluar katër palë zgjedhje për shkak të mungesës së kompromisit mes mazhorancës dhe opozitës.

Ai argumentoi se Rama mund të kishte vepruar si në rastin kur shkoi në Prishtinë për të imponuar ose përshpejtuar votimin e Dhomave të Specializuara. Sipas Bytyçit, kryeministri duhej të kishte shkuar që në dhjetorin e vitit të kaluar dhe të kërkonte publikisht votën e opozitës për një president konsensual.

Fakti që Rama nuk e bëri këtë, sipas profesorit, e shtyn atë të besojë se kryeministri shqiptar ka vepruar në drejtim të kundërt dhe se ka punuar për zgjatjen e krizës në Kosovë, në mënyrë që vendi të vuante një krizë të improvizuar për qëllimet e pushtetit të Edi Ramës.

Në përfundim, Enver Bytyçi e cilësoi zgjedhjen e Presidentes së re një moment të rëndësishëm për Kosovën. Ai shpreson që një krizë e tillë institucionale të mos përsëritet më në rrugën e ndërtimit të shtetit dhe institucioneve.

“Kosova shënoi suksesin e saj dhe dashtë Zoti kurrë më të mos përsëritet kjo histori e shëmtuar”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.

të fundit

Prokuroria nis hetim ndaj një prokurori të lartë në Manastir për ndikim të paligjshëm

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nisi procedurë kundër një prokurori të lartë publik në…

5 minutes ago

PLD: Qeveria konfirmoi se miliona euro nga buxheti janë shpërdoruar ndër vite për shpenzime fiktive

Partia Liberale Demokratike (PLD) mirëpret, siç thonë ata, pranimin përfundimtar nga Qeveria se miliona euro janë nxjerrë pa mëshirë nga…

5 minutes ago

Rreziku në Ngushticën e Hormuzit rrit pagat: kapitenët ofrohen deri në 100 mijë dollarë dhe 50 mijë për çdo kalim

Kushdo që rrezikon jetën e tij me numra duhet të paguhet në përputhje me rrethanat. Kjo vlen për kapitenët dhe…

6 minutes ago

Finlanda pezullon punimet në qendrat e Google pas shqetësimeve për shpyllëzimin

Autoritetet në Finlandë kanë urdhëruar pezullimin e punimeve në dy qendra të të dhënave të Google që janë në ndërtim,…

6 minutes ago

IA parashikon klubet ku mund të transferohen yjet e Manchester Cityt në rast rënieje nga Liga Premier

Situata kontroverse në të cilën ndodhet Manchester City dhe beteja ligjore në të cilën është zhytur, ngjallin thashetheme në Angli…

11 minutes ago

Sylvester Stallone tregon përplasjen me Richard Gere: Një pulë ndezi konfliktin

Sylvester Stallone ka rrëfyer një nga konfliktet më të bujshme të karrierës së tij me aktorin Richard Gere, i cili…

12 minutes ago