Categories: kosovë

Zemaj: Për Kurtin kriza institucionale mbetet zgjedhje politike, LDK-ja nuk pranon nënshtrimin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar ndaj qëndrimeve politike të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke deklaruar se stabiliteti institucional nuk përbën alternativë politike për të.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zemaj është shprehur se ata që kanë pritur ndryshim të kësaj qasjeje, “herët a vonë janë përballur me të kundërtën”.

Sipas deputetit të LDK-së, edhe kur krijohet përshtypja se është arritur një marrëveshje, pala e Kurtit paraqet një kauzë ose një pretendim të ri, ndërsa përgjegjësinë për krizën përpiqet t’ia ngarkojë palës tjetër.

“Edhe kur mendon se ke dakordim, ata shfaqin një kauzë të re, një mashtrim të ri, ndërsa përgjegjësia për krizën tentohet t’i atribuohet palës tjetër. Jo sepse faktet janë të tilla, por sepse propaganda politike e tyre ushqehet në atë mënyrë”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka vlerësuar se kriza institucionale vijon të jetë “opsioni i tij i vazhdueshëm”, ndërsa bashkëpunimi me Kurtin, sipas tij, mund të realizohet vetëm kur pala tjetër pranon të nënshtrohet.

“Prandaj, kriza institucionale mbetet opsioni i tij i vazhdueshëm. Krejt ata që besojnë në bashkëpunim me të, do t’u dalë gabim; për ta, je i mirë vetëm i nënshtruar”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Në përmbyllje të reagimit të tij, Zemaj ka nënvizuar se LDK-ja nuk do t’i nënshtrohet askujt dhe se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë.

“E fatmirësisht, LDK-ja nuk nënshtrohet ndaj askujt, as nuk është nënshtruar kurrë”, ka përfunduar ai.

të fundit

Prindërit e viktimave të “Pulse”: Mbyllja në kohë nga institucionet do të kishte ndalur funksionimin më 16 mars 2025

Prindërit e viktimave të zjarrit tragjik në diskotekën Pulse në Koçan reaguan ashpër ndaj kërkesës së avokatit Petre Shilegov që…

7 minutes ago

Shqipëria e vajzave në grup me Belgjikën, Serbinë dhe Rumaninë, Armir Grima tregon synimin në Ligën B

Armir GrimaNë Nyon të Zvicrës, Kombëtarja shqiptare e vajzave njohu kundërshtarët me të cilët do të përballet në edicionin e…

11 minutes ago

Vlora Hyseni mungon në seancë, Apeli i Posaçëm shpall nesër vendimin për çështjen e saj

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë nesër vendimin për çështjen e Vlora Hysenit. Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror…

11 minutes ago

Ndërhyrje e Policisë në tubimin paqësor të studentëve pranë Ministrisë së Arsimit, disa të shoqëruar

Disa të rinj protestues janë shoqëruar nga Policia në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, ku studentët po zhvillonin…

12 minutes ago

Siljanovska-Davkova in Brussels: EU must apply the same rules to all candidate countries

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova mori pjesë sot në Samitin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, të organizuar nga Euronews.Siljanovska-Davkova kujtoi…

12 minutes ago

Thirrje “Rama në burg” në Bruksel, shqiptarët protestojnë gjatë vizitës së kryeministrit

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur kryeministri Edi Rama është përballur me protesta edhe në Bruksel,…

12 minutes ago