Categories: kosovë

Zemaj: Interpretimet për mungesën e Kosovës në Samitin e NATO-s po shtrembërojnë realitetin

Ambasadori i Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, ka reaguar ndaj asaj që e quan interpretime të pasakta dhe të nxitura politikisht për mospjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Samitin e NATO-s.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se nga disa publikime në rrjete sociale, por edhe në disa media, të bëra sipas tij nga individë jokompetentë dhe me synime politike, po tentohet qëllimshëm të shtrembërohet realiteti dhe të ndërtohen narrativa të gabuara për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s.

Të lidhura

None found

“Duke u nisur nga disa shkrime në rrjete sociale dhe por edhe në disa media nga individë jo kompetentë dhe me qëllime politike, po vërehet një tentativë e qëllimshme për të deformuar realitetin dhe për të ndërtuar narrativa të pasakta lidhur me pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Samitin e NATO-s. Duhet të jetë e qartë: Samitet e NATO-s nuk janë ngjarje të hapura për interpretime politike apo keqlexime mediatike sipas narrativave dhe kalkulimeve të brendshme politike, por procese strikt institucionale të NATO-s, të bazuara në statusin e shteteve anëtare dhe partnerëve të Aleancës. Prandaj, çdo përpjekje për ta paraqitur mospjesëmarrjen e Kosovës si “mesazh politik” është e pabazuar, e shtrembëruar dhe në thelb e dëmshme për të kuptuar realitetin institucional”, ka shkruar ai në Facebook.

Sipas Zemajt, Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse ndaj NATO-s për ndërhyrjen humanitare dhe ushtarake vendimtare të vitit 1999, e cila u ndërmor për të ndalur dhunën sistematike, terrorin dhe krimet e rënda të regjimit të atëhershëm të Serbisë ndaj popullit të Kosovës, deri në shkallë gjenocidi dhe katastrofës humanitare që rrezikonte të përhapej edhe në rajon.

Ai ka theksuar se kjo ndërhyrje historike ushtarake, e vetmja e tillë në gjithë historinë e NATO-s, hapi rrugën për paqen, lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Zemaj është shprehur gjithashtu se për më shumë se dy dekada, KFOR-i si mision i udhëhequr nga NATO ka qenë garancia kryesore për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë, ndërsa Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT) ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë thelbësore e bashkëpunimit strategjik dhe zhvillimit institucional të vendit.

“Po ashtu, për më shumë se dy dekada, KFOR-i si mision i udhëhequr nga NATO, ishte garancia kryesore e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, ndërsa Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT) ka qenë dhe mbetet pjesë thelbësore e bashkëpunimit strategjik dhe zhvillimit institucional të vendit tonë. Secilit pjestar ushtarak dhe civil të NATO-s, ju jemi përjetësisht mirënjohës per kontributin dhe sakrificën e tyre tani rreth tri dekada. Po ashtu, Republika e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar në rrugën e saj euroatlantike dhe në synimin strategjik për anëtarësim të plotë në NATO. Çdo narrativë që synon të minojë këtë orientim, të deformojë raportin me Aleancën apo të dobësojë besimin institucional ndërmjet Kosovës dhe NATO-s, është politikisht e dëmshme dhe faktikisht e pasaktë. Institucionet e Republikës së Kosovës nuk duhet të sulmohen mbi baza narrative të fabrikuara, e as të mbështeten interpretime që i shërbejnë agjendave që historikisht kanë qenë kundër shtetësisë së Kosovës. Prandaj, Kosova nuk devijohet nga asnjë narrativë e fabrikuar. Rruga jonë dhe qëllimi është e qartë dhe e pandryshueshme: partneritet i thellë me NATO-n dhe integrimi i vazhdueshëm deri tek anëtarësim i plotë në Aleancë dhe strukturat tjera euroatlantike në të ardhmen”, tha ai.

të fundit

Tabaku pas mbledhjes në Parlamentin Europian: U kërkua qeveri teknike, u diskutua për zgjedhjet dhe protestuesit

Pas diskutimit për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, deputetja e PD renditi shqetësimet për zgjedhjet, barazinë para…

2 minutes ago

Tetë shoferë ndalohen për drejtim të pakujdesshëm, gjashtë prej tyre pa provim të vozitjes

MPB Maqedoni njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga…

12 minutes ago

Michael Gahler mbështet qeverinë teknike për zgjedhje të lira; thotë se imuniteti i Ballukut nuk u hoq për arsye politike

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler ka mbështetur idenë e krijimit të një qeverie teknike në Shqipëri, duke e cilësuar atë si…

13 minutes ago

Hegseth përmend Kosovën në përgjigje të nismës për shkarkimin e tij

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, e quajti  përpjekjen për shkarkimin e tij si një “spektakël politik” dhe një manifest…

21 minutes ago

VIDEO/ Partizani publikon pamje nga punimet në “Arena e Demave

Punimet në stadiumin “Arena e Demave” janë duke ecur me ritme progresive [...]Read More...

29 minutes ago

MPJD shpjegon hyrjen në Kosovë të përfaqësuesve të Listës Studentore

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se nuk ka pranuar asnjë kërkesë për vizitë zyrtare nga përfaqësues dhe…

32 minutes ago