kosovë

Zbardhen detajet, pesë emisarët perëndimorë e sjellin draft-statutin e Asociacionit në Prishtinë

Pesë emisarët e BE’së, që kanë caktuar takim sot në ora 10:00 me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Express, do të sjellin draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të përgatitur nga ekipet e tyre. Ky draft-statut i Asociacionit mbështetet edhe në Pakon e Ahtisaarit që është edhe baza e Kushtetutës së Kosovës.

Që prej prezantimit të planit franko-gjerman, Perëndimi ka insituar që pala kosovare të dalë me një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që shihet si pjesa kyçe e marrëveshjes. Nga pala kosovare nuk ka pasur ndonjë lëvizje.

Të lidhura

None found

Ideja që ndërmjetësi të sjellë në negociata draft-statutin është diskutuar nga shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borrell, në akademinë verore “Quo vadis Europa?”, në Santander të Spanjës nga data 21 deri më 25 gusht. Por, zhvillimet në Veri, ose më saktë sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ka shtyrë gjithcka.

Në takimin e 14 shtatorit në Bruksel pala kosovare kishte hedhur poshtë planin e sekuencimin të propozuar nga ndërmjetësit që parashihte që zbatimi i Aneksit të Ohrit të fillonte me fillimin e hartimit të dokumenteve për themelimin e Asociacionit në këmbim të heqjes së fusnotës/asteriksin me të cilën prezantohet Kosova në disa forume rajonale.

Zyrtarisht, pritjet nga vizita e pesëshes në Kosovë dhe Serbi janë se ata do të vijnë me kërkesa specifike për palët duke kërkuar implementimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit pa vonesa e pa kushte.

 

 

 

 

të fundit

Diaspora me pjesëmarrje të jashtëzakonshme, protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat! Arrestoni Ramën

Protestuesit kanë mbërritur në komisariatin 3, ku ndodhen personat e ndaluar pas protestës që u mbajt disa ditë më parë…

2 minutes ago

Marrëveshja e fshehtë për Julian Alvarez, zhvillimi që mund ta afrojë me Barcelonën

Julian Alvarez duket se është gjithnjë e më pranë largimit nga Atletico Madridi, teksa sulmuesi argjentinas beson se klubi do…

14 minutes ago

Diaspora ngre ‘në këmbë’ Tiranën, flakadanë gjatë marshimit, protestuesit krijojnë atmosferë në rrugët e kryeqytetit

“Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e zhvilluar këtë të shtunë…

29 minutes ago

Vozinha rrëfen mesazhin e Messit pas largimit nga Botërori: Janë fjalë që s’do t’i harroj kurrë

Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka zbuluar bisedën emocionale që pati me Lionel Messi pas eliminimit të kombëtares së…

39 minutes ago

Prattipati at the marking of the 250th anniversary of US independence: Kosovo is the most pro-American country in the world

Nuk njoh asnjë shtet tjetër në botë që është më proamerikan se Kosova, tha e ngarkuara me Punë në ambasadën…

40 minutes ago

Ombudsman calls for immediate release of citizen with health crises, saying jail cell endangers his life

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit për të cilin u pretendua se ishte dhunuar në ambientet…

41 minutes ago