Categories: kosovë

Rizvanolli kërkon nga ZRRE-ja të hetojë diferencat e tarifave të rrymës në veri

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i ka bërë thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) të vëzhgojë dhe të hetojë arsyet e dallimeve mes çmimeve të energjisë elektrike që paguajnë banorët në veri të Kosovës dhe qytetarët në pjesën tjetër të vendit.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve në një konferencë për media, ajo tha se tregu duhet të jetë nën mbikëqyrje institucionale. Sipas Rizvanollit, diferencat në çmime shtrojnë pyetje për mënyrën se si funksionon konkurrenca.

Të lidhura

None found

Ministrja bëri të ditur se furnizuesi i shërbimit publik në veri e siguron pjesën dërrmuese të energjisë nga KEK-u, me çmim prej 30 eurosh për megavat-orë. Ajo e cilësoi këtë çmim shumë më të ulët se ai i tregut dhe tha se përbën një nga arsyet kryesore për tarifat më të ulëta të energjisë elektrike në Kosovë.

“Tarifat janë tarifa, faturat janë fatura. Ato shqyrtohen, krahasohen dhe pastaj bëhen përllogaritjet. Për institucionet tona ka rëndësi që tregu të mbikëqyret dhe të monitorohet. Kjo është pjesë e mandatit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, e cila duhet ta ndjekë tregun dhe të hetojë shkakun e këtyre dallimeve në çmime.

Është e pazakontë të ketë diferenca të tilla, kur në pjesën tjetër të vendit furnizuesi i shërbimit publik blen nga KEK-u pjesën më të madhe të energjisë me 30 euro për megavat-orë, shumë më pak se çmimi i tregut. Ky është faktori kryesor që na mundëson të kemi tarifa më të lira në rajon, madje edhe në Evropë.

Kur një furnizues në Republikën e Kosovës ofron tarifa më të ulëta, lind dyshimi nëse konkurrenca po zhvillohet në mënyrë të drejtë. Jam e bindur se ZRRE-ja do ta trajtojë këtë çështje me seriozitet”, deklaroi Rizvanolli.

Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, reagoi dje për këtë temë. Ajo tha se qytetarët në pjesën tjetër të Kosovës paguajnë për energjinë elektrike deri në 22.4 për qind më shumë se banorët në veri.

Në një postim, Ymeri kritikoi Qeverinë për faturat më të larta me të cilat, sipas saj, po përballen qytetarët.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! me strukturën e vet instaluese në energji ka vendos që deri në 22.4% me pagu më shtrenjtë kosovarët rrymën sesa serbët në veriun e Kosovës. Mund të vazhdoni me shpërnda video ku paraqitem dhe linçohem. E vërteta, pa dyshim se i vjen secilit në terr, në ftohtë e në fatura”, shkroi Ymeri.

të fundit

SSO: Housing construction costs rose by 5.1 percent in a year

Kostot në ndërtimtari të objekteve të reja për banim individual në tremujorin e tretë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin…

12 minutes ago

Fuel tanker explodes on highway near Cairo: 30 dead and 15 injured

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë në Egjipt,…

12 minutes ago

Von der Leyen: Albania is making impressive progress toward the EU, with another 338 million euros for three countries in the region

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e…

13 minutes ago

Berisha: The euro’s depreciation is weighing on Albanian exports and production

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se zhvlerësimi i euros përballë lekut po i shkakton një goditje të…

13 minutes ago

Mospajtime dhe përplasje mes moderatores dhe produksionit?/ Merret vendimi për Arbana Osmanin në Ferma VIP

Pas një periudhe pikëpyetjesh rreth vazhdimësisë së bashkëpunimit mes Arbana Osmanit dhe produksionit të “Ferma VIP”, tashmë duket se është…

21 minutes ago

Shpërthen cisterna e karburantit në autostradën pranë Kajros: 30 të vdekur dhe 15 të plagosur

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë në Egjipt,…

22 minutes ago