Reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit dhe përmirësimi i lirisë së medias do të jenë në qendër të vëmendjes së Bashkimit Evropian ndaj qeverisë së re të Serbisë. Më pas, Beogradi pritet të rikthehet te dialogu me Kosovën dhe të tregojë gatishmëri për bashkëpunim, tha Frederic Wesslau, bashkëpunëtor i lartë për politika në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR).
Intervistuar nga Radio Evropa e Lirë (REL), Wesslau e cilësoi fitoren e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi si ngjarje historike dhe mundësi për ndryshimin e drejtimit të vendit, pas 14 vjetësh nën qeverisjen e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).
None found
Ai vuri në dukje se sfida kryesore e shumicës së re nuk kufizohet te marrja e pushtetit: rëndësi do të ketë përmbushja e zotimeve dhe realizimi i reformave të kërkuara nga shoqëria serbe.
Sipas Wesslaut, Brukseli do t’i japë kohë shumicës së re të konsolidohet dhe të krijojë institucionet, por pret që kabineti i ardhshëm të ndërmarrë veprime konkrete për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe reformimin e sektorit të sigurisë.
Wesslau tha se këto objektiva janë pika ku përputhen interesat e Listës Studentore dhe të Bashkimit Evropian. Ai shtoi se Brukseli është i gatshëm ta ndihmojë qeverinë e re në zbatimin e reformave.
Në politikën e jashtme, sipas tij, BE-ja nuk do t’i kërkojë menjëherë qeverisë së re serbe as vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, as njohjen e Kosovës. Megjithatë, Wesslau kujtoi se këto çështje kanë rëndësi për Brukselin dhe për shumë vende anëtare të Unionit.
Për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se qeveria e re në Beograd duhet të angazhohet në mënyrë konstruktive në procesin e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Edhe pse nuk priten kërkesa për rezultate të menjëhershme lidhur me Kosovën, Wesslau paralajmëroi se më vonë do të jetë e nevojshme të rifillojë dialogu dhe të dyja palët të tregojnë qasje konstruktive.
Ai shprehu shpresën që një ditë të gjendet një zgjidhje në interes të Serbisë, Kosovës dhe gjithë rajonit.
Wesslau shpreson gjithashtu se ndërrimi i pushtetit në Serbi do të përmirësojë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Sarajevës, çka, sipas tij, do të ndihmonte stabilitetin rajonal.
Ai ka shërbyer si këshilltar i Joachim Rücker, ish-shefit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).
Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës po mbahet mbledhja e Komisionit hetimor për trajtimin e rastit të Arlinda…
Ish-mbrojtësi anglez, Rio Ferdinand, ka pohuar se Jude Bellingham e ka tejkaluar tashmë trashëgiminë e legjendave si Frank Lampard, Paul…
Vaksina e re kundër kancerit të lëkurës mund të ulë rrezikun e rikthimit të sëmundjes pothuajse përgjysmë — Klan Kosova…
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping zhvilluan një takim dyorësh në qytetin e Shenzhenit, në…
Ditën e sotme, një protestë kombëtare është paralajmëruar të zhvillohet në orën 14:00, ku qytetarë dhe mbështetës të opozitës pritet…
Presidenti amerikan Donald Trump po zhvillon vizitat e tij në Filipine dhe Kinë i shoqëruar nga një delegacion i gjerë…