Categories: kosovë

Kur do të nis dialogu Kosovë-Serbi? Flasin nga BE-ja

Ka kaluar më shumë se një javë që nga momenti kur Vjosa Osmani u zgjodh Presidente e Kosovës. Në një seancë të jashtëzakonshme të zhvilluar në orët e mbrëmjes ku të pranishëm ishin mbi 80 deputetë nga pozita e opozita, Vjosa Osmani arriti të marrë 71 vota pro dhe 11 abstenime.

Në momentin e zgjedhjes së Osmanit si presidente e vendit u arrit edhe konstituimi i të gjitha institucioneve të reja të Kosovës.

Të lidhura

None found

Ditë më parë u arrit të konstituohet edhe Kuvendi i Kosovës me kryetarin e ri Glauk Konjufca si dhe Qeveria e re e Kosovë nën drejtimin e Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje.

E pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si presidente e re e vendit, nga Bashkimi Evropian kanë deklaruar se e mirëpresin zgjedhjen e saj në krye të presidencës duke e uruar për postin e saj të ri.

Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net, zëdhënësi i  Bashkimit Evropian Peter Stano, ka deklaruar se Kosova tani ka mundësinë të përqendrohet me vendosmëri në punët e rëndësishme që ka përpara.

“Përfshirë këtu shtyrjen përpara të reformave të lidhura me Bashkimin Evropian dhe dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha ai.

I pyetur nëse nga Bashkimi Evropian është e caktuar ndonjë datë që ka të bëjë me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, Stano tha se do të shpallin takimin e ardhshëm kur të shohin se është e përshtatshme.

“Ne do të shpallim takimin e ardhshëm kur është e përshtatshme. Bashkimi Evropian do të vazhdojë të angazhohet me autoritetet, me synimin për të mbështetur Kosovën në arritjen e progresit të prekshëm në rrugën e saj evropiane”u tha tutje në përgjigjen e BE-së.

Gjithashtu u theksua se do të kërkojë që Kosova të përparojë në reformat e dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe Agjendat e Reformës Evropiane, në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

“Kjo do të kërkojë që Kosova të përparojë në reformat e udhëhequra nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe Agjenda e Reformës Evropiane, si dhe në bashkëpunimin rajonal. Rruga evropiane e Kosovës gjithashtu kalon përmes normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë”, tha Stano.

Poashtu u ritheksua fakti se në këtë drejtim, Bashkimi Evropian dhe shtetet e saj anëtare presin që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim vazhdimin e takimeve të dialogut dhe në mënyrë që të shfrytëzojnë mundësinë që kanë përpara për të sjellë këtë proces të lehtësuar nga BE-ja në një përfundim të suksesshëm.

“Në këtë drejtim, BE dhe shtetet e saj anëtare presin që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive me qëllim vazhdimin e takimeve të Dialogut të lehtësuar nga BE dhe të shfrytëzojnë mundësinë përpara tyre për ta sjellë këtë proces të rëndësishëm në një përfundim të suksesshëm”.

Duhet përkujtuar që dialogu Kosovë-Serbi pati disa ndërprerje radhazi, si fillim për shkak të vendosjes së taksës 100% asokohe nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj e më pas për shkak të zhvillimeve politiko-institucionale në vend.

Pas fitores që pati në zgjedhjet e 14 shkurtit, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti pati deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi nuk është në top-prioritetet e tij. Madje një gjë të tillë ai e pati deklaruar hapur edhe pas takimit që pati me e përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

“Nuk do ta kemi prioritet formimin e ekipit të dialogut me Serbinë. Të gjitha matjet e opinionit publik, dialogu me Serbinë është herë në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë, ne ju përgjigjemi atyre. Prioritet e kemi drejtësinë dhe punësimin”, pati deklaruar Albin Kurti.

Tags: Bekosove

të fundit

Chief prosecutor appoints prosecutors to oversee prosecution offices across the country

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka nxjerrë vendim për caktimin e prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH) si…

3 minutes ago

PDK criticizes recent appointments, Musliu-Shoshi tells Konjufca: “Stop with the nephews and nieces

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

3 minutes ago

Ignazio Cassis in Pristina tomorrow, with trade, KFOR and new Swiss embassy on the agenda

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

3 minutes ago

The state failed to protect her: The femicide that shook Kosovo

Arlinda Zekaj iu drejtua policisë shumë herë duke kërkuar mbrojtje. Por policia mendonte se ajo po e ekzagjeronte. Më 25…

4 minutes ago

Cyberattacks on refrigeration systems alarm Europe: how temperatures can be changed remotely and what measures should be taken

Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…

4 minutes ago

Abdul El-Sayed mposht Mike Rogers në Michigan; pritet të jetë senatori i parë mysliman në SHBA dhe ironizon J.D. Vance për betimin në janar

Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan…

4 minutes ago