Në të njëjtën ditë kur nisi zyrtarisht gërmimi i një varreze masive me shqiptarë në veri të Kosovës, presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk u ndal te kjo çështje, por e paraqiti Serbinë si palë të viktimizuar, ndonëse bëhet fjalë për shtetin që kishte fshehur personat e vrarë prej tij.
None found
Gjatë vizitës së tij të enjten në komunën e Çaçakut, Vuçiq pretendoi se autoritetet e Kosovës po ushtrojnë terror ndaj qytetarëve serbë. Ai iu referua operacionit për shembjen e ndërtimeve të paligjshme në zonën përreth liqenit të Ujmanit, si edhe vendimit të Qeverisë së Kosovës që, duke filluar nga 1 gushti, vizitat në objektet e trashëgimisë kulturore, historike dhe fetare të drejtohen vetëm nga ciceronë të certifikuar.
“Terrori i Prishtinës po vazhdon, por asnjë terror nuk ka zgjatur përgjithmonë”, deklaroi ai.
Vuçiq, i cili më herët ka qenë zyrtar i lartë i Partisë Radikale Serbe, i cilësoi në të njëjtën mënyrë edhe ndërhyrjet e pushtetit lokal për rregullimin e rrugëve brenda Zonës së Veçantë të Mbrojtur të Manastirit të Deçanit.
“Ata vazhdimisht shpikin diçka të re. Kur u është dashur të pranojnë vendime gjyqësore, sepse gjithçka varej prej tyre, në lidhje me evropianët, amerikanët e kështu me radhë, ata i pranuan me forcë, duke pritur një mundësi të re për të ngacmuar murgjit tanë në Manastirin e Deçanit”, u shpreh Vuçiq.
Sipas sqarimit të Komunës së Deçanit, puna në rrugët malore të kësaj Zone të Veçantë kufizohet vetëm në mbushjen e gropave, pastrimin e vegjetacionit dhe shkurreve, si dhe largimin e pluhurit të mbledhur përgjatë rrugës.
Edhe ndërhyrja pranë Ujmanit është vazhdim i aksionit të inspektoratit për prishjen e objekteve ilegale, të cilat nuk ishin larguar brenda afatit të përcaktuar nga ndërmarrja “Ibër – Lepenc”.
Deklaratat akuzuese të Vuçiqit u bënë pikërisht në ditën kur ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e akuzoi atë se nuk po tregon vendndodhjen e shqiptarëve të vrarë dhe të zhdukur, si dhe se nuk po hap arkivat që do të ndihmonin në zbardhjen e krimeve të luftës.
Sipas raportimeve të mediave portugeze, Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij prej vitesh, Georgina Rodriguez, po planifikojnë të kurorëzojnë dashurinë…
Një automjet është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në zonën e Novoselës, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si “të gabuar, të pavend dhe të pakohë”…
Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Jola Hysa është emëruar si Drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.…
Klubi kosovar Ballkani do ta synojë përmbysjen ndaj Bohemians, në kuadër të ndeshjes kthyese për raundin e dytë kualifikues të…
“Në shekullin XXI të ndodhë ndotje e ujësjellësit me baktere koliforme është e barabartë me katastrofë. Raste të tilla zakonisht…