Sa herë institucionet e Kosovës ndërmarrin hetime ose arrestojnë persona të dyshuar për krime lufte, presidenti serb Aleksandar Vuçiq i përshkruan këto veprime si “terror”. Me të njëjtën retorikë ai reagoi edhe ndaj aksioneve të fundit në veri të Kosovës, ku në Zubin Potok dyshohet se ndodhet një varrezë masive.
None found
Gjatë qëndrimit në Republikën Srpska, Vuçiq foli për arrestimin e fundit të disa serbëve në veri të Kosovës. Ata u ndaluan nën dyshimet që lidhen me zhdukjen e 23 intelektualëve nga Mitrovica në vitin 1999.
Duke përsëritur pretendimet e tij të zakonshme, presidenti serb akuzoi autoritetet në Prishtinë se po “ushtrojnë presion” mbi komunitetin serb.
Sipas Danas, Vuçiq pretendoi se serbët në Republikën Srpska janë të fuqishëm, ashtu si edhe ata në Kosovë, të cilët, sipas tij, po përballen çdo ditë me një “terror të tmerrshëm” dhe me akuza të reja. Ai gjithashtu tha se askush nuk flet për vuajtjet e të krishterëve ortodoksë, ndërsa shtoi se atyre që, siç pretendoi, po e terrorizojnë popullin serb në Kosovë, “nuk u ka ecur dita deri në agim”.
Edhe zyrtarë të tjerë serbë kanë bërë deklarata me përmbajtje dezinformuese gjatë ditëve të fundit, duke nxjerrë në pah mobilizimin e Serbisë rreth narrativave kundër Kosovës.
Ish-ministrja serbe Snezhana Paunoviq shkoi deri aty sa përmendi “spastrimin etnik të Kosovës”, duke deklaruar se një veprim të tillë do ta ndërmerrte në kohën e Millosheviqit, më 1998.
Ndërkohë, në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut po vijojnë gërmimet për shkak të dyshimeve se aty mund të ketë një varrezë masive nga periudha e luftës. Në këtë vend janë gjetur mbetje mortore të njeriut dhe veshmbathje. Gjatë ditëve të fundit, lokacionin e vizituan krerët shtetërorë në detyrë, Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti, ministri për Familje, Andin Hoti, si dhe zyrtarë të tjerë institucionalë.
Një varrezë tjetër u zbulua dje, më 2 gusht, në Jabukë të Zubin Potokut.
Institucionet e Kosovës kanë përsëritur kërkesën që Serbia t’i hapë arkivat shtetërore, ushtarake dhe policore. Në veçanti është kërkuar dokumentacioni i Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, me qëllim që të ndihmohet zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës. Kjo brigadë u nderua në Serbi gjatë kësaj fundjave.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim shefin e Misionit të EULEX-it, Antero Lopes,…
Agjencia për Informim dhe Privatësi ka bërë të ditur se Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 vlerëson…
Zëvendëskryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Liza Gashi, ka thënë se, pavarësisht bllokadës institucionale, Kosova ka shënuar progres në disa…
Aktivisti Dritan Goxhaj ka lëshuar kritika të forta ndaj Partisë Demokratike, duke akuzuar opozitën se po përpiqet të krijojë përçarje…
Në qendër të debatit mediatik është rikthyer çështja e të drejtave të pensionit për emigrantët që kanë punuar për dekada…
Kapiteni i Zurichut Lindrit Kamberi është zyrtarisht lojtari më i ri i Kosovës, me përzgjedhësin Franco Foda që e ka…