kosovë

Vuçiç vizitë zyrtare në Francë, pritet të takohet me Macron: Fokusi nga Kosova e deri tek energjia bërthamore

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po qëndron në Paris, ku do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Më 8 prill, Vuçiç publikoi një video në llogarinë e tij në Instagram, në të cilën tha se ndihet “në ethe dhe përgjegjës para takimeve të sotme”.

Të lidhura

None found

Më herët, ai ka paralajmëruar se ka vënë një kurorë lulesh te pllaka e memorialit “Besnikëri për besnikëri”, para Pallatit të Invalidëve në Paris, i cili është simbol i aleancës ndërmjet popullit serb dhe atij francez në dy luftëra botërore.

“Franca dhe populli i saj gjithmonë do të na kenë partnerë të besueshëm dhe miq që i duan ata, siç na ka dashur Franca neve. Lavdi paraardhësve tanë dhe rroftë miqësia serbo-franceze”, ka shkruar presidenti serb.

Bisedimet ndërmjet Vuçiçit dhe homologut të tij francez, Macron, pritet të nisin rreth orës 8 të mbrëmjes, pas së cilës do të mbahet një konference e përbashkët për media, e pasuar nga një darkë mes udhëheqësve.

Para nisjes së tij drejt Parisit, Vuçiç ka njoftuar se do të diskutojë për 14 tema me presidentin francez – nga industria e agrikultura, deri te inteligjenca artificiale dhe energjia bërthamore.

Më 5 prill, Qeveria e Serbisë miratoi një Memorandum të Mirëkuptimit me kompaninë energjetike franceze EDF, për vënien e një marrëdhënieje bashkëpunimi për tranzicion energjetik, e cila, siç ka shpjeguar Ministria e Energjisë e Serbisë, krijon kushtet për një partneritet strategjik në vlerësimin e potencialit për zhvillimin e një programi bërthamor civil në Serbi.

Pallati Elize ka njoftuar më herët se dy udhëheqësit do të diskutojnë për integrimin evropian të Serbisë dhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, se Macron do të “konfirmojë angazhimin e tij dhe mbështetjen e tij të plotë për integrimin evropian të Serbisë”, dhe se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është pjesë integrale e procesit të anëtarësimit” në Bashkimin Evropian.

Franca dhe Gjermania kanë ideuar Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën dy palët e pranuan në fund të shkurtit të 2023-tës në Bruksel – ndërsa palët u pajtuan për Aneksin për zbatimin e marrëveshjes në mars të të njëjtit vit, në Ohër. Ky do të jetë takimi i njëzetë ndërmjet Vuçiçit dhe Macronit deri më sot.

të fundit

Këmbimi valutor 2 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82 lekë dhe do shitet me…

2 minutes ago

Protestat, lëvizje e gjerë kundër korrupsionit dhe Edi Ramës/ Gazeta gjermane “Der Spiegel”: Zemërimi jo kundër Trump apo Kushner, por kundër klasës politike

Gazeta gjermane Der Spiegel, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave që po zhvillohen në Shqipëri, ku prej më…

19 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime…

36 minutes ago

Lukaku rrëfen emocionet pas kthesës spektakolare, flet për të atin dhe penalltinë vendimtare

Belgjika ka realizuar një përmbysje sensacionale ndaj Senegalit në Kupën e Botës, duke fituar 3:2 pas vazhdimeve, edhe pse deri…

2 hours ago

SHBA mposht edhe Bosnjën dhe Hercegovinën, siguron kalimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës

SHBA ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës pasi mposhti Bosnja dhe Hercegovinen me rezultat 2:0…

4 hours ago

Willy Sagnol lavdëron Michael Olisen: E ka vendin te Topi i Artë, madje mbi Messin dhe Ronaldon

Ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe i Kombëtares së Francës, Willy Sagnol, ka bërë një deklaratë të fortë për talentin e…

4 hours ago