kosovë

Vuçiç për dinarin: Serbisë po i kërkohet ta shesë Bankën e Kursimeve Postare! Nëse Kosova pranohet në KiE do reagojmë fort

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë të premten duke folur për dinarin e ndaluar në Kosovës se Serbisë po i kërkohet t’ia “shesë” bankës Raiffeisen apo ndonjë banke tjetër, bankën serbe, Kursimora e Postës.

Një një fjalim televiziv para popullit në Beograd, ai nuk dha hollësi të tjera rreth kësaj, por nguli këmbë se Serbia “nuk mund dhe nuk do të pranojë heqjen e dinarit” nga përdorimi në Kosovë.

Të lidhura

None found

Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, kur Banka Qendrore e Kosovës e futi në fuqi një rregullore të re e cila përcaktoi euron si valutën e vetme zyrtare në vend.

Kjo çështje, pos që zemëroi Serbinë, nxiti mospajtime edhe mes Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, pasi komuniteti serb në Kosovë, prej vitesh, merr pagesa në dinarë nga buxheti i Serbisë.

Serbët e Kosovës që nga paslufta kanë marrë pagesa në dinarë nga shteti serb edhe përmes degës së Kursimorës së Postës në Kosovë, e cila është njëra nga bankat më të mëdha serbe.

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë u takuan dy herë në Bruksel këtë muaj për të diskutuar për çështjen e dinarit, por dallimet mes tyre vazhdojnë të jenë të mëdha dhe Bashkimi Evropian njoftoi për një takim të ri në prill.

Kryenegociatori serb Petar Petkoviq tha këtë javë se pala serbe do të përpiqet që të vazhdojë funksionimi i bankës së Serbisë në Kosovë, në mënyrë që serbët të marrin pagat, pensionet dhe ndihmën tjetër.

Për Këshillin e Evropës

Vuçiç paralajmëroi se Serbia do të marrë “vendim serioz” për Këshillin e Evropës, nëse kjo organizatë evropiane e pranon Kosovën si anëtare.

“Ne do të vazhdojmë të flasim për Kosovën, do të marrim edhe vendime për Këshillin e Evropës”, tha ai.

“Mendoj se reagimi i Serbisë duhet të jetë i fortë, serioz dhe i përgjegjshëm”, tha Vuçiç pa shpjeguar se cili do të jetë vendimi i vendit të tij nëse Kosova bëhet anëtarja më e re e Këshillit të Evropës muajt e ardhshëm.

Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se ajo ika plotësuar kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj.

Serbia votoi kundër dhe synon ta vazhdojë kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, megjithëse asaj i kërkohet të mos e kundërshtojë anëtarësimin e vendit fqinj në asnjë organizatë ndërkombëtare në përputhje me Marrëveshjen Bazike që palët e arritën në dialogut e ndërmjetuar nga BE-ja në shkurt të vitit 2023.

BE-ja thotë se Marrëveshja Bazike është ligjërisht e detyruese për Kosovën dhe Serbinë.

Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Vuçiç tha se disa emisarë perëndimorë i kanë thënë “në disa raste se është Kosova ajo që së pari duhet të ndërmarrë një hap në lidhje me themelimin e Asociacionit, para çdo hapi nga Serbia”.

Në mesin e emisarëve që Vuçiç pretendon se ia thanë këtë, janë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Vuçiç paralajmëroi takime “të rëndësishme” dhe shtoi se kishte marrë një ftesë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, për një vizitë dhe “se së shpejti” do të diskutonte për Asociacionin.

Çështja e themelimit të Asociacionit ka vite që zvarritet, edhe pse për të ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë qysh prej vitit 2013.

Në fund të vitit të kaluar, bashkësia ndërkombëtare ua propozoi palëve një draft për statutin që do të kishte ky asociacion.

Palët, fillimisht, thanë se e pranojnë në parim, por nuk kanë bërë asnjë hap përpara.

Në intervistën dhënë REL-it më 19 mars, Kurti ka thënë se nuk e ka pranuar këtë draft-statut.

Sipas tij, ai do duhej të shkonte në paketë me Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilën, siç ka thënë, Serbia ka refuzuar ta nënshkruajë./Rel

të fundit

Kamberi: Vučić is concerned about the political impact of the unification of Albanian parties

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj kritikave të Aleksandar Vuçiqit për bashkimin e partive shqiptare…

23 seconds ago

Roth responds to Dačić over Prizren: This road leads to war, not the EU

Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb një ditë do të…

46 seconds ago

Radev congratulates Kurti on the new government and invites him on an official visit to Bulgaria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e formimit…

1 minute ago

Lecturer Lush Susaj recounts the story of the student who was held back for taking part in the 2018 protests: “My colleague punished him because he held my…

Pedagogu Lush Susaj ka rrëfyer një episod nga protestat studentore të viteve 2018-2019, duke sjellë në vëmendje rastin e studentit…

3 minutes ago

Riyadh airport attack leaves 12 dead: UN warning and Saudi pledge to retaliate

Një sulm i përgjakshëm ndaj aeroportit ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite ka shkaktuar 12 viktima dhe 309…

3 minutes ago

Messi dhe Suarez shënojnë nga dy herë, Inter Miami mposht 4-0 DC Unitedin

Inter Miami ka shënuar fitore bindëse me rezultat 4-0 ndaj DC Unitedit, në ndeshjen e zhvilluar të shtunën mbrëma në…

9 minutes ago