Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër karshi vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rregulloren që largon nga qarkullimi në Kosovës valutën e Serbisë, dinarin.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar kufizim të avokimit për Kosovës e Ambasadori amerikan në Kosovës, Jeff Hovenier paralajmëron tensione për këtë vendim që e cilësojnë si të njëanshëm.
None found
Por, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se nuk do ketë as sanksione e as tensione në Veri për shkak të këtij vendimi.
“Nuk besoj se do të ketë sanksione ndërkombëtare për Kosovën për këtë çështje. Situata nuk del prej kontrollit pse dinari është hequr nga përdorimi si valutë e transaksioneve në Republikën e Kosovës”.
Ndërkohë, nga opozita nuk komentojnë çështjen e dinarit, duke thënë se para se gjithash, duhet koordinim me aleatët.
“Nuk na kërkohet që të marrim veprime apo e dhunojnë rendin tonë kushtetues, ajo çka kërkohet është koordinim më i mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjë që nga themelimi i kësaj qeverie nuk e kemi parë“-shprehet deputeti Abelard Tahiri.
Që nga një shkurti ka hyrë në fuqi rregullorja e BQK-së, që ndalon qarkullimin e valutës së Serbisë, dinarit në Kosovë. Në qytetet me shumice serbe, ku përdoret kjo valutë, qytetarëve iu është mundësuar një fazë tranzitore dhe fushatë informimi për adaptim.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…
Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…
Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…
Modeli i parë i prodhimit nga marka e re BMW Alpina po i afrohet prezantimit në treg. Me vitin 2027…
EgnatiaEgnatia do të kthehet në fushë për ndeshjen e tretë që do të luajnë në Conference League përballë Universitatea Craiova,…
Barcelona ka nisur lëvizjet për të transferuar mbrojtësin e Arsenalit, Piero Hincapie, gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas raportimeve, drejtori sportiv…