Categories: kosovë

Dita e gjashtë e protestave në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Arlinda Zekajn dhe veprim kundër femicidit

Prishtina do të jetë sërish sot vendi i protestës për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe kundër vrasjes së grave. Tubimi, i paralajmëruar si protestë kombëtare kundër femicidit, vjen pas pesë ditësh radhazi protestash.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë të ditur se protesta do të nisë në orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen.

Të lidhura

None found

Gjatë pesë ditëve të mëparshme, qytetarët kanë dalë në rrugë për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, si edhe përgjegjësi nga institucionet për vrasjen e saj.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta, sidomos pas raportimeve se ajo u ishte drejtuar më herët institucioneve për mbrojtje për shkak të dhunës dhe kërcënimeve.

Rasti ka vënë sërish në qendër të vëmendjes sigurinë e grave, mënyrën si trajtohet dhuna në familje dhe detyrimin e institucioneve për të parandaluar femicidin.

Me protestën e sotme, organizatorët kërkojnë të mbajnë gjallë mobilizimin qytetar kundër dhunës ndaj grave dhe kërkesën për drejtësi për viktimat.

të fundit

Publikohen formacionet zyrtare për përballjen kryesore të javës mes Ballkanit dhe Gjilanit

Ballkani dhe Gjilani kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e vlefshme për kampionatin e Kosovës, që zhvillohet sot në Suharekë,…

6 minutes ago

Siljanovska-Davkova përshëndet shqiptarët në 22 Nëntor: Gjuha, shtylla e identitetit kombëtar dhe e kujtesës së përbashkët

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u ka përcjellë urime pjesëtarëve të komunitetit shqiptar me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit…

6 minutes ago

Spiropali’s message after the assembly: As if something happened to me, what I hate with all my soul are thieves and manipulators who pass themselves off as…

Spiropali: Sikur çoç më ndodhi Ca që s’më njohin po janë të habitur sikur çoç më ndodhi. U duket sikur…

12 minutes ago

Tirana Prosecution Office sends singer Xhensila Myrtezaj to trial

Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim këngëtaren Xhensila Kallaku (Myrtezaj), e akuzuar për fshehje të…

12 minutes ago

Washington proposes NATO-style security guarantees for Ukraine, Europe hopes for peace deal

Një valë optimizmi ka përfshirë disa kryeqytete evropiane, pasi ekipi negociator i presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar garanci kolektive…

12 minutes ago

Surgery on Monday/ Erion Veliaj refuses to appear at Fier hospital: I await GJKKO response

Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet këtë të diel në spitalin Memorial të Fierit për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, në…

13 minutes ago