Categories: kosovë

Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta nis të mërkurën në Prishtinë dhe pritet të vijojë ditët pasuese

Pas vrasjes së Arlinda Zekajt, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka ftuar për revoltë kombëtare, duke kërkuar mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave në Kosovë.

Protestuesit do të mblidhen të mërkurën, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Më pas, ata pritet të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.

Të lidhura

None found

Në një thirrje të publikuar në Facebook, Kolektivi ka akuzuar institucionet e Kosovës se shpërfillin jetën dhe sigurinë e grave.

“Vrasja me sopatë e një gruaje prej kunatit mbrëmë është alarmi për luftën që iu është shpallur grave. Sikurse rastet tjera të femicidit, kjo vrasje ishte paralajmëruar nga e ndjera, e cila e kishte lutur për ndihmë një shtet që është shndërruar për vite me radhë në bashkëdoras në vrasjen e grave. Arlinda Zekaj u vra me ndërmjetësim të shtetit i cili nuk iu beson grave, i përbuz, i neglizhon ato dhe vazhdon t’i shoh parësisht si prona të burrave”, thuhet në reagim.

Kolektivi thekson se edhe vrasja e Zekajt, ashtu si raste të tjera të femicidit, ishte paralajmëruar nga vetë viktima, e cila u kishte kërkuar ndihmë institucioneve.

Sipas organizatës, dhuna ndaj grave ushqehet nga patriarkia dhe neglizhenca e institucioneve, të cilat duhet të japin llogari.

Kolektivi njoftoi se protestat do të vijojnë të mërkurën, të enjten, të premten dhe në ditët pasuese, ndërsa planifikon edhe bllokimin e institucioneve të përmendura.

“Andaj, të mërkurën, të enjten, të premten e ditët në vijim, ne do dalim rrugëve, e do bllokojmë institucione sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari. Nisemi prej sheshit Zahiri, te Ministrinë e Drejtësisë, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Policia e deri te Qeveria”, thuhet në thirrjen e Kolektivit, i cili kërkon organizim dhe solidaritet në nivel kombëtar.

Organizata u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë dhe kërkon që institucionet të mbajnë përgjegjësi për mbrojtjen e grave nga dhuna.

të fundit

Bardhi: Consultations on the local elections are a political theater

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj ftesës së Presidentit Bajram Begaj për konsultime lidhur…

16 seconds ago

Two protesters injured during demonstrations continue to receive treatment at the Trauma Hospital

2 prej protestuesve të lënduar gjatë protestave studentore vijojnë ende të jenë të shtruar në Spitalin Universitar të Traumës. Burime…

42 seconds ago

Lotina publikon foton e parë të Mozzik me të birin, momenti i ëmbël po “rrëmben” vëmendjen e të gjithëve

Lotina Haziri dhe reperi Mozzik janë bërë së fundmi prindër për herë të parë së bashku, duke mirëpritur në jetë…

1 minute ago

Moggi vë në dyshim sulmuesit e Juventusit dhe tregon këshillën e Gasperinit për Koopmeinersin

Ish-drejtuesi i Juventusit ka kritikuar përbërjen aktuale të skuadrës, ndërsa ka zbuluar edhe çfarë i ka thënë Gian Piero Gasperini…

4 minutes ago

Katër burra përballen me akuza për abuzim seksual ndaj një gruaje që, sipas gjykatës, u drogua nga bashkëshorti për 13 vjet

Katër burra kanë abuzuar seksualisht me një grua, pasi bashkëshorti i saj i asaj kohe e kishte droguar dhe e…

9 minutes ago

Banorët e Oleshky rrëfejnë vuajtjet pas armëpushimit: U ushqyem me bar për të mbijetuar

Një armëpushim i përkohshëm ka hyrë në fuqi në qytetin e Oleshky, në Harkiv të Ukrainës, rajon ky që ndodhet…

10 minutes ago