Categories: kosovë

Votimi para së enjtes do të ishte antikushtetues”, Krasniqi i përgjigjet PDK-së

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka reaguar në Facebook për procedurën e votimit të ligjit, duke argumentuar se ai nuk mund të hidhet në votim përpara së enjtes paradite.

Të lidhura

None found

Sipas Krasniqit, Rregullorja e Kuvendit, së bashku me një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, përcakton se duhet të kalojnë 72 orë nga leximi i parë i ligjit deri në votimin e tij.

Ai ka deklaruar se zhvillimi i votimit më herët do ta bënte ligjin proceduralisht antikushtetues. “Ligji nuk mundet me u votu para të enjtes paradite (72 orë pas leximit të parë), sepse Rregullorja e Kuvendit dhe aktgjykimi i Kushtetueses e kanë qartësuar që votimi i mëhershëm e bën ligjin proceduralisht antikushtetues”, ka shkruar Krasniqi.

Duke iu përgjigjur PDK-së, ai ka thënë se për të arritur deri të enjten, sonte duhet që shteti të bëhet me president. Krasniqi u ka bërë thirrje kundërshtarëve të mos harxhojnë frymë dhe të mos bërtasin për votimin e ligjit gjatë natës.

“Nëse doni zgjedhje, keni mu rrasë e keni me plasë!”, ka përfunduar ai postimin e tij.

të fundit

Sveçla dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë forcimin e bashkëpunimit për sigurinë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar takim me gjeneralmajorin Ozkan Ulutas, me të cilin ka diskutuar për…

4 minutes ago

Berisha fton qytetarët në protestën kombëtare para Parlamentit: Nuk do ta drejtojmë tubimin në Tiranë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli në Lezhë për protestën kombëtare që ka thirrur për të enjten përpara Parlamentit.Gjatë…

5 minutes ago

Sarandë, 53-vjeçari që u rrëzua nga skela humb jetën

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 53-vjeçari  Andon Kapetani, i njohur edhe si Arben Kapetani, lindur dhe banues në…

6 minutes ago

Albin Kurti do t’u drejtohet mediave sonte në orën 19:45

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë sonte konferencë për media, në orën 19:45, në Zyrën e Kryeministrit. Lajmi…

16 minutes ago

Administratori i inceneratorit të Elbasanit në pranga për ryshfet, paratë kishin numra serialë të regjistruar nga SPAK

Administratori i eco-elb SHA, Leli Kaja u vu në pranga pasi mori një zarf me para. 4 mln leke të…

23 minutes ago

Protesta e 129-të kombëtare kundër qeverisë zhvillohet më 6 tetor

Ka nisur edhe sot më 6 tetor protesta kombëtare kundër qeverisë. Qytetarët vazhdojnë që të kërkojnë largimin e kryeministrit Edi…

23 minutes ago