Categories: kosovë

Votat e LDK-së për presidentin mbeten të paqarta, ngrihen dilema për kohezionin e grupit parlamentar

Situata e krijuar së fundmi në Lidhjen Demokratike të Kosovës po konsiderohet si element që mund të ketë ndikim në ngritjen e institucioneve të reja, me theks të veçantë te procesi për zgjedhjen e presidentit të Republikës.

Të lidhura

None found

Takimi që zgjati mbi dy orë mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk e ka hequr dilemën nëse Abdixhiku mund të llogarisë në mbështetjen e të gjithë 18 deputetëve të grupit parlamentar të partisë së tij gjatë zgjedhjes së presidentit.

Debatet për raportet e brendshme në LDK janë shtuar edhe pas diskutimeve për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm, ku do të kërkohej votëbesim për kryetarin Lumir Abdixhiku.

Nga Lëvizja Vetëvendosje vlerësojnë se këto zhvillime në LDK mund të reflektohen drejtpërdrejt në zgjedhjen e presidentit, ndërsa hedhin dyshime për unitetin e deputetëve të kësaj partie.

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Adnan Rrustemi, ka thënë se brenda grupit parlamentar të LDK-së nuk ekziston një qëndrim krejtësisht i njëjtë lidhur me krijimin e institucioneve.

Rrustemi: Ajo që po ndodh në LDK mund ta ndihmojë ose ta vështirësojë zgjedhjen e presidentit

“Zhvillimet në LDK marrin rëndësi për palët e treta apo të jashtme vetëm deri në masën që ndikojnë në procesin e krijimit të institucioneve, konkretisht në zgjedhjen e presidentit të Republikës. Ajo që po ndodh në LDK ose i kontribuon, ose e vështirëson zgjedhjen e presidentit. Nuk mund ta di, por të paktën në fillim të këtyre zhvillimeve është krijuar përshtypja se, ndër të tjera, ekziston një lloj përplasjeje mes grupeve brenda LDK-së për drejtimin që duhet të marrë kjo parti. Mendoj se LDK-ja, si parti e tretë, ndodhet në një situatë ku duhet të përcaktohet për krijimin e institucioneve… Nuk mund ta di se si ndikon, por një gjë është e vërtetë: 18 deputetët e LDK-së nuk janë homogjenë, në njëfarë forme, për procesin e krijimit të institucioneve. Ata nuk kanë qenë të tillë as pas 28 dhjetorit, kur LDK-ja nuk i kishte 15 deputetë për një emër konkret, Vjosa Osmanin”, thotë ai.

Në anën tjetër, LDK-ja mohon se ka dallime në qëndrime, duke thënë se Lumir Abdixhiku shpreh pozicionin e përbashkët të deputetëve të saj.

Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati, ka deklaruar se qëndrimet politike për bisedimet me LVV-në janë vendosur në organet e partisë përpara takimit me Kurtin.

Ferati: Abdixhiku përfaqëson qëndrimin e të gjithë deputetëve të LDK-së

“Një ditë para takimit e kemi mbajtur mbledhjen e kryesisë. Pozicionet përcaktohen në mbledhjen e kryesisë para se të shkohet në takim, e jo pasi të shkohet në takim… Zoti Abdixhiku flet në emër të të gjithë deputetëve të LDK-së”, ka deklaruar Ferati.

Analisti politik Blerim Canaj, megjithatë, konsideron se kryetari i LDK-së nuk mund t’i ketë të garantuara të gjitha votat e grupit parlamentar për një çështje të rëndësishme, siç është zgjedhja e presidentit, pavarësisht qëndrimit zyrtar të partisë.

Sipas Canajt, në rast të një marrëveshjeje të mundshme mes LDK-së dhe LVV-së, numri i deputetëve të LDK-së që do ta mbështesnin atë mund të jetë më i vogël.

Canaj: LDK-ja nuk ka më shumë se tetë deri në dhjetë vota për presidentin

“Duke e parë gjendjen në të cilën është LDK-ja dhe zhvillimet që po ndodhin brenda saj, mund të them lirshëm se LDK-ja për presidentin nuk i ka mbi tetë deri në dhjetë vota. Qoftë nëse kandidojnë Lumirin apo Vjosën, çështja është se si do të veprojnë deputetët e tjerë që janë të pakënaqur ose anasjelltas. LDK-ja nuk është opsion”, ka theksuar Canaj.

Më 10 korrik, lideri i LVV-së dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abidixhiku, për formimin e institucioneve të reja. Sipas Kurtit, ndonëse nuk është arritur ndonjë marrëveshje, takimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

Takimet u mbajtën pasi KQZ-ja certifikoi rezultatin e zgjedhjeve më 8 korrik. Lëvizja Vetëvendosje doli e para në këto zgjedhje me 47.13%, përkatësisht 53 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta me 19.44%, ose 22 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi 16.69% dhe 18 ulëse, ndërsa Aleanca siguroi 6.74% dhe shtatë ulëse. Komunitetet joshumicë, ndërkaq, kanë siguruar 20 ulëse.

Tags: votat e LDK

të fundit

Dështimi i Digne në gjysmëfinalen e Botërorit 2026 ndez revoltën e tifozëve të PSG-së

Paraqitja e dobët e Lucas Digne në humbjen 2-0 të Francës ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026…

2 minutes ago

Antonio Conte tregon lojtarët e panjohur që i bënë përshtypje në Botëror

Ish-trajneri i Italisë, Antonio Conte ka dhënë një vështrim ekskluziv të edicionit të sivjetmë të Kupën e Botës, teksa ka…

2 minutes ago

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i brendit ASOS

Rina Lipa, motra më e vogël e Dua Lipës, ka nisur një fushatë të re me ASOS, ndërsa shitësi online…

6 minutes ago

Sot, Zejnulla Gashi pranon zyrtarisht postin e Kryeprokurorit të Shtetit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi do ta pranoj sot zyratrisht detyrën e në këtë pozitë nga Ushtruesi i Detyrës së…

7 minutes ago

E shpallur ‘non grata’ nga Kosova, avokati akuzon ministren serbe: Vazhdon politikën e Millosheviqit

Bashkimi Evropian dënoi deklaratën e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se, po…

9 minutes ago

Jetim që 4 vjeç, u rrit me hakmarrjen në mendje dhe vr*u për të marrë gjakun e babait/ Sot përfiton nga amnistia (EMRI)

Përfiton nga amnistia Florian Pervathi, autori i vrasjes së Lek Lekgjonaj për gjakmarrje, i cili u dënua me 8 vite…

15 minutes ago