Categories: kosovë

Von der Leyen nis turneun ballkanik, viziton Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk do të ndalet në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë gjatë vizitës së saj të radhës në Ballkanin Perëndimor, bëri të ditur të premten Komisioni Evropian (KE).

Të lidhura

None found

Sipas zëdhënëses së KE-së, Arianna Podesta, turneu do të zhvillohet nga 30 shtatori deri më 2 tetor dhe do të përfshijë Tiranën, Prishtinën, Podgoricën dhe Shkupin.

Gjatë qëndrimit në këto katër vende, von der Leyen pritet të takohet me presidentët dhe kryeministrat, ndërsa në agjendë do të ketë edhe vizita në projekte të financuara nga Bashkimi Evropian.

Podesta tha se presidentja e Komisionit Evropian do t’i vizitojë Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën në një moment tjetër, pasi turneu aktual zhvillohet në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe të përgjithshme në këto dy shtete.

Ky do të jetë udhëtimi i gjashtë i von der Leyenit në rajon. Vizita të tilla janë kthyer në një praktikë të zakonshme përpara publikimit të paketës vjetore të raporteve të progresit për vendet që synojnë anëtarësimin në BE.

Prej vitesh, presidentja e Komisionit Evropian ka mbajtur marrëdhënie të afërta me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të cilit në disa raste i është drejtuar si “i dashur Aleksandar”. Kjo sjellje është kundërshtuar nga ekspertë të Ballkanit Perëndimor.

Më herët ishte raportuar se von der Leyen do ta linte jashtë Serbinë nga vizita për shkak të situatës së tensionuar politike dhe shoqërore atje. Reagime të forta në Bashkimin Evropian kishte shkaktuar edhe varrimi i Ratko Mlladiqit, i dënuar për krime lufte dhe gjenocid.

Disa anëtarë të Parlamentit Evropian i kishin kërkuar gjithashtu von der Leyenit të mos udhëtonte drejt Beogradit.

“Siç theksoi presidentja në samitin e qershorit, Bashkimi ynë nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Podesta.

Ajo shtoi se gjatë takimeve me partnerët, von der Leyen do të diskutojë për masat që duhen ndërmarrë në rrugëtimin e vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian, si dhe për integrimin gradual të mbështetur nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor./REL

të fundit

Nënë 49-vjeçare gjendet e vrarë në banesën e saj në SHBA, arrestohet djali 22-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Reading, në Massachusetts të SHBA-së, ku një nënë 49-vjeçare është gjetur e…

4 minutes ago

Navi Pillay shpallet fituese e Nobelit të Paqes për vitin 2026

Në një botë ku luftërat vazhdojnë të marrin jetë dhe drejtësia vihet shpesh në provë, paqja nuk është thjesht mungesa…

4 minutes ago

Enver Dugolli në mbledhjen e KKSB-së në Rahovec, në fokus siguria dhe bashkëpunimi institucional

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Enver Dugolli, ka marrë pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Komunal…

6 minutes ago

Sistemi “Safe City” nis të hënën zbatimin edhe në rajonin e Ohrit

Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin publik se nga e hëna (12.10.2026), sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Safe…

9 minutes ago

Maresca flet për herë të parë pas vendimit që dënoi Manchester Cityn

Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca ka mbajtur konferencën e tij të parë për shtyp që kur Fair Play Financiar…

10 minutes ago

Vllaznia ndëshkon lojtarët pas bojkotit të stërvitjes, Alban Xhaferi merr vendim të fortë

Alban Xhaferi - VllazniaVendimi i lojtarëve të Vllaznisë për të bojkotuar stërvitjen e djeshme ka përfunduar me “pasoja” financiare [...]Read…

16 minutes ago