kosovë

Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë, Bahamas njeh Kosovën si shtet!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Komonuelthi i Bahamas ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe Sovran, duke u bërë vendi i 121-të që e njeh.

“Edhe një vendim historik për vendin tonë. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë! Sapo kemi nënshkruar këtu, në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë, Philip Davis,” ka shkruar Osmani në postimin e saj.

Teksa ka bashkëngjitur edhe deklaratën e përbashkët mes Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës.

Ku edhe është njoftuar vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, si edhe përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

Postimi i plotë:

Bahamas njeh Kosovën!

Edhe një vendim historik për vendin tonë.

Bahamas bëhet shteti i 121-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës sonë!

Sapo kemi nënshkruar, këtu në kryeqytetin e Bahamas, marrëveshjen dypalëshe për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike me Kryeministrin e Bahamas, mikun tonë të mirë Philip Davis.

Më poshtë Deklarata e plotë:

Deklaratë e përbashkët e Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës për njohje dhe vendosje të marrëdhënieve diplomatike

Komonuelthi i Bahamas dhe Republika së Kosovës njoftojnë se Komonuelthi i Bahamas e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Të dyja shtetet njoftojnë gjithashtu vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Komonuelthit të Bahamas dhe Republikës së Kosovës, me efekt nga data e nënshkrimit të Marrëveshjes së Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike të vitit 1961.

Të dyja shtetet riafirmojnë përkushtimin e tyre ndaj qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, përfshirë respektimin e sovranitetit, barazisë së shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Ato bien dakord ta zhvillojnë marrëdhënien e tyre mbi bazën e respektit të ndërsjellë, reciprocitetit dhe angazhimit konstruktiv.

Bahamas dhe Kosova shprehin synimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë konsultimet politike, tregtinë dhe investimet, turizmin, arsimin dhe kulturën, teknologjinë dhe inovacionin, bashkëpunimin në sektorin publik, si dhe shkëmbimet ndërmjet njerëzve, në përputhje me ligjet dhe procedurat e secilit shtet respektiv.

Komonuelthi i Bahamas dhe Republika e Kosovës mirëpresin ndërtimin e një partneriteti të ngrohtë dhe produktiv, i cili u shërben interesave të të dy popujve dhe kontribuon në paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

të fundit

Horoskopi 12 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie, sot mund të ndiheni më të përfshirë emocionalisht dhe…

4 hours ago

“U gjenda mes molotovit dhe gazit lotsjellës”, Gazetari Arian Asimi rrëfen momentet gjatë protestës: Më shpërtheu pranë këmbëve! Mbeta i bllokuar

Gazetari shqiptaro-amerikan Arian Asimi ka treguar përvojën e tij gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë nga opozita, duke…

4 hours ago

Zbulohen bashkitë që hetohen nga SPAK, 40 nga 61 me dosje në Prokurorinë e Posaçme, tenderat mbeten akuza kryesore

Tenderat për ujësjellësit dhe për rregullimet e rrugëve janë dy nga krimet më të rëndomta që po u kushtojnë dhjetëra…

4 hours ago

Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Ja lëvizja e çiftit

Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner janë rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, pasi së…

4 hours ago

Albin Kurti zgjidhet për herë të tretë Kryeministër i Kosovës, betohet në Kuvend: Do respektoj Kushtetutën dhe ligjin

Albin Kurti është zgjedhur Kryeministër i Kosovës për herë të tretë radhazi. Qeveria e re, me Kurtin në krye, mori…

4 hours ago

“SPAK i ka dhënë opozitës kauzë për protesta”, Salianji: Berisha i pamjaftueshëm për ndryshimin! PD duhet ripërtërirë me shpejtësi

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ishte mbrëmjen e sotme në “Oponencë” për të folur mbi protestën e fundit të opozitës,…

5 hours ago