Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, qëndron pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në një intervistë për mediumin arab “Al Aan” më 8 shkurt, e shpërndarë nga Presidenca e Kosovës në Facebook, Osmani ka thënë se ky informacion i është konfirmuar edhe nga aleatët.
“Këto dëshmi janë konfirmuar nga aleati ynë më i rëndësishëm, dhe janë ndarë me shtetet anëtare të NATO-s. Gjithçka çon te Vuçiçi. S’po flasim te humbja e tij e kontrollit ndaj disa bandave. Po flasim për të se ka organizuar e urdhëruar sulmet nëpërmjet bandave. E tash po mundohet t’i ikë përgjegjësisë, duke dhënë disa emra. Të gjithë e dinë, kam pritur në zyre shumë mysafirë e liderë e ma kanë konfirmuar këtë. Ka raste edhe kur i kanë thënë Vuçiqit direkt, se kanë shumë dëshmi se ai ishte pas sulmit. Është konfirmuar kjo dëshmi nga aleatë të ndryshëm”, tha Osmani.
None found
Ajo tha se secili shtet do të vendosë vetë se si do t’i përdorë këto dëshmi. Për hetimet vendore, ajo tha se një pjesë e tyre është publikuar, dhe për tjetrën do të vendosë Policia.
“Gjitha dëshmitë janë aty për ata që duan t’i shohin. Por, ka disa shtete që s’duan t’i përdorin e të tjerat që duan t’i injorojnë. Por, historia na ka mësuar rëndë në shumë raste, se kur autokratët mundohen të qetësohen, atëherë ata inkurajohen të bëjnë më tepër e jo më pak”, tha Osmani.
Komuna e Çairit ka reaguar ndaj deklaratave të këshilltarëve komunalë të opozitës, duke theksuar se pretendimet për mungesën e një…
Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj informacioneve të fundit se përgjegjësit për sulmin në Banjskë mbrohen nga struktura zyrtare në…
Bisedimet mes RB Leipzigut dhe Brightonit për transferimin e Brajan Grudës vazhdojnë, por dy klubet ende nuk kanë arritur një…
Liverpooli ka hedhur poshtë kategorikisht çdo mundësi për largimin e Virgil van Dijk gjatë afatit kalimtar të verës.Sipas gazetarit të…
Një grup shoqatash dhe organizatash shqiptare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, i kanë dërguar një letër të hapur Qeverisë…
Fundjava e parë e korrikut ka sjellë fluks të lartë lëvizjesh në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, ku mijëra…