kosovë

Osmani-Vuçiç përplasen në tryezën e Keshillit të Sigurimit, Presidentja e Kosovës i kujton agresionin e shtuar në veri

Kosova dhe Serbia janë përballur sot në tryezën e Keshillit të Sigurimit. Në fjalën e saj presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Serbia po e përshkallëzon agresionin në veri të Kosovës duke përmendur rrëmbimin e policëve si dhe sulmin në Banjskë.

“Regjimi i Serbisë funksionon në të njëjtën formë. Kujtojmë se edhe së fundmi Serbia ka vazhduar me sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë, sulmi në 2023. Siç është folur nga Shtëpia e Bardhë , Serbia ka vendosur një prezencë ushtarake dhe kanë testuar dronët iranianë në kufirin me Kosovën. Këto janë mesazhet që po tregojnë me fqinjët e tyre. Javën që shkoi, pas suksesit të Kosovës në KiE një organizatë e të drejtave të njeriut, Serbia ndaloi pasagjerë duke lënë pa ujë dhe medikamente edhe fëmijë. Po ashtu edhe një punonjës i policisë së Kosovës u mbajt për orë të gjata”, tha Osmani.

Të lidhura

None found

Për sa i përket procesit te votimit në veri vetëm nje ditë me parë Osmani theksoi se serbët u mbajtën nën presion dhe nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës.

“Serbët e Kosovës u detyruan të bojkotojnë zgjedhjet edhe dje për largimin e kryetarëve. Në komunat e tyre ka kryetarë shqiptarë dhe për këtë ata duhet të falenderojnë Vuçiçin”, tha Osmani.

Ndërsa sipas presidentit serb Aleksandër Vuçiç serbët në veri të Kosovës po dhunohen nga kryeministri Albin Kurti.

“Të punësuarit serbë në institucione po përballen me regjimin e Albin Kurtit, diskriminim i shkallës së lartë. E kjo për arsyet se s’janë shqiptarë e s’janë të përfshirë në një agjendë për Shqipërinë e madhe. Ajo cfare po po flasim sot është t’ju kujtojmë që më 19 prill, para njëmbëdhjetë viteve nga marrveshja për normalizimin e marrëdhënieve, por që prej atëherë Asociacioni i komunave serbe ende nuk është në horizont”, tha Vuçiç.

Vuçiç u nervozua nga prania e Vasfije Krasniqi Goodman në OKB, e mbijetuara e dhunës seksuale që po shoqëronte Vjosa Omsnin duke e cilësuar këtë si një teatër politik.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës goditen Serbinë në ketë seancë lidhur me sulmin terrorist në Banjskë duke i tërhequr vërejtjen për mos sjelljen para drejtësisë të autorëve, përfshirë liderin e tyre Millan Radojçiq.

Tags: osmanivucic

të fundit

Zhupa: PS duhet ta zëvendësojë lulen me shkopin e bejsbollit dhe Balla të kujtojë kohën te dyert e KQZ-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste dhe Taulant Ballës gjatë…

35 seconds ago

“Fitore” për studentët në Gjykatë Kushtetuese, pezullohen gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë protestave

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve ka pezulluar një nga pikat e paketës anti-dhunë. Konkretisht bëhet fjalë për…

27 minutes ago

Balla nxjerr në pah vandalët dhe hajdutët, akuzon opozitën: Goditën policinë me molotov dhe u strehuan te SHQUP, rast unik në Evropë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën se po përpiqet të paraqesë protestat si tubime…

55 minutes ago

Del në dritë njoftimi i brendshëm i PD-së për protestën e studentëve më 28 nëntor: Kontaktoni me drejtuesit e degëve për organizimin

Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…

1 hour ago

Shqipëria në alarm, 11 qarqe në rrezik për përmbytje: Ja kur rinisin shtrëngatat orët në vijim

Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…

1 hour ago

Integrimi europian/ Marta Kos në Tiranë: Përcaktuese, mënyra se si autoritetet reagojnë ndaj hetimeve për personat me pozita të larta në pushtet!

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, gjatë vizitës në Tiranë dhe fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian,…

2 hours ago