Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, qëndron pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në një intervistë për mediumin arab “Al Aan” më 8 shkurt, e shpërndarë nga Presidenca e Kosovës në Facebook, Osmani ka thënë se ky informacion i është konfirmuar edhe nga aleatët.
“Këto dëshmi janë konfirmuar nga aleati ynë më i rëndësishëm, dhe janë ndarë me shtetet anëtare të NATO-s. Gjithçka çon te Vuçiçi. S’po flasim te humbja e tij e kontrollit ndaj disa bandave. Po flasim për të se ka organizuar e urdhëruar sulmet nëpërmjet bandave. E tash po mundohet t’i ikë përgjegjësisë, duke dhënë disa emra. Të gjithë e dinë, kam pritur në zyre shumë mysafirë e liderë e ma kanë konfirmuar këtë. Ka raste edhe kur i kanë thënë Vuçiqit direkt, se kanë shumë dëshmi se ai ishte pas sulmit. Është konfirmuar kjo dëshmi nga aleatë të ndryshëm”, tha Osmani.
Ajo tha se secili shtet do të vendosë vetë se si do t’i përdorë këto dëshmi. Për hetimet vendore, ajo tha se një pjesë e tyre është publikuar, dhe për tjetrën do të vendosë Policia.
“Gjitha dëshmitë janë aty për ata që duan t’i shohin. Por, ka disa shtete që s’duan t’i përdorin e të tjerat që duan t’i injorojnë. Por, historia na ka mësuar rëndë në shumë raste, se kur autokratët mundohen të qetësohen, atëherë ata inkurajohen të bëjnë më tepër e jo më pak”, tha Osmani.
Izraeli konfirmoi sot se do të ndalojë aksesin në Rripi i Gazës në 37 organizata të mëdha humanitare ndërkombëtare që…
Fluks i lartë mjetesh është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin kombëtar Milot-Lezhë. Prej disa orësh, në këtë segment…
Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar…
Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të pasdites së sotme, e enjte (1 janar), dhe nesër,…
Festimet për ndërrimin e viteve janë shoqëruar me një numër të lartë të rinjsh të paraqitur në gjendje të dehur…
Është zbardhur drafti i amnistisë penale, sipas të cilit pritet që rreth 380 të dënuar të lirohen menjëherë, ndërsa afro…