Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se rasti i ngatërrimit të foshnjave në “Spitalin Amerikan 2” në Graçanicë do të trajtohet me të gjitha masat e nevojshme dhe se institucionet përgjegjëse nuk do të lejohen të kalojnë pa përgjegjësi për asnjë lëshim.
None found
Sipas tij, disa zyrtarë që morën pjesë në inspektimin e rastit janë dërguar për shqyrtim në Komisionin Disiplinor. Për personat në fjalë janë paraparë edhe masa të tjera, për shkak të shkeljeve të dyshuara gjatë procesit të inspektimit.
“Dje është zhvilluar një takim me kryeinspektorin dhe disa prej personave, për të cilët aktualisht dyshohet se kanë shkelur rregullat gjatë inspektimit, janë proceduar në Komision Disiplinor dhe janë marrë masa të tjera, përfshirë vërejtjet. Do të ndërmerren të gjitha masat dhe nuk do të tolerohet asnjë lëshim nga asnjë institucion”, ka thënë Vitia.
Ai u ka kërkuar qytetarëve që, nëse nuk pajtohen me ndonjë veprim apo vendim të Inspektoratit Shëndetësor, t’i drejtohen edhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Vitia ka rikujtuar se inspektorët shëndetësorë janë përgjegjës për mbikëqyrjen e institucioneve publike dhe private. Megjithatë, ai ka pranuar se nuk është e mundur që të gjitha institucionet të kontrollohen në kohë reale.
“Ajo që ka rëndësi është që pas çdo kontrolli, kur evidentohen shkelje, të merren masat e duhura, në përputhje me legjislacionin në fuqi, pavarësisht se ku janë konstatuar ato”, është shprehur ministri.
Për informacione më të hollësishme lidhur me punën e inspektorëve dhe masat e marra, ministri ka udhëzuar që pyetjet t’i drejtohen kryeinspektorit shëndetësor.
Rasti në “Spitalin Amerikan 2” raportohet të ketë ndodhur më 18 mars 2026. Në ankesën e familjes thuhet se stafi mjekësor e mori foshnjën, ndërsa një ditë më vonë nënës iu dorëzua një foshnjë tjetër. Ngatërrimi u zbulua pas këmbënguljes së prindërve dhe verifikimeve të kryera më pas.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Inspektorati Shëndetësor ka zhvilluar inspektim për rastin e ndërrimit të foshnjave në Spitalin Amerikan 2 në Graçanicë, i cili kishte ndodhur më 18 mars 2026. Sipas ministrisë, kontrolli evidentoi mangësi në procedurat e identifikimit dhe të verifikimit të foshnjës gjatë dorëzimit te nëna.
Kontrolli i dokumentacionit tregoi gjithashtu se infermierja kishte licencë të vlefshme pune, por nuk rezultonte e deklaruar në sistemin e Departamentit të Licencimit dhe Akreditimit (DLA). MSH-ja bëri të ditur se mangësi u konstatuan edhe në mënyrën se si zyrtarët e Inspektoratit Shëndetësor e trajtuan rastin.
Sipas njoftimit të ministrisë, Kryeinspektori Shëndetësor ka referuar inspektoren e rastit në Komisionin Disiplinor për shqyrtimin e shkeljes së dyshuar. Ndërkohë, zyrtari i arkivit është ndëshkuar me vërejtje me shkrim, ndërsa përgjegjësit të Inspektoratit Shëndetësor i është dhënë vërejtje me gojë.
Ministria e Shëndetësisë ka shprehur keqardhje për shqetësimin dhe pasigurinë që ky rast i ka shkaktuar familjes së prekur.
Çfarë ndodh me miqësitë kur bëhesh prindi i parë në shoqëri? — Klan Kosova [...]Read More...
Kursente gjysmën e pagës që në moshën 18-vjeçare, 24-vjeçari blen pronën e dytë — Klan Kosova [...]Read More...
Pse të moshuarit zgjohen herët? — Klan Kosova [...]Read More...
Ben Foster ka zbuluar se sa gjobiten futbollistët e Ligës Premier kur ndëshkohen me karton të verdhë gjatë një ndeshjeje.Ish-portieri…
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët…
Përshkallëzimi i dhunës mbi protestuesit në rrugët e Tiranës ka vënë në alarm zyrtarët më të lartë të mbrojtjes së…