Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë i paraqitën rezultatet e kontrolleve të zhvilluara në sektorin e qumështit.
None found
Shoqata u ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV) që të bëjnë publik dokumentacionin e plotë të kontrolleve. Sipas paralajmërimit të saj, nëse kjo nuk realizohet deri më 12 gusht 2026, qumështoret do të detyrohen ta ndërpresin grumbullimin e qumështit, përcjell KosovaPress.
Në reagim theksohet se shoqata e përkrah pa rezervë mbikëqyrjen institucionale, garantimin e sigurisë ushqimore dhe masat ndaj çdo operatori që ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Megjithatë, ajo vlerëson se as kompanitë dhe as një sektor i tërë nuk duhet të dënohen publikisht pa u bërë të qasshme analizat origjinale, dokumentet përkatëse dhe provat që mund të verifikohen.
Shoqata rikujton se gjatë konferencës u bë e ditur se ishin marrë 495 mostra, prej të cilave 471 ishin analizuar, ndërsa ishin konstatuar 93 mospërputhje. Sipas saj, publikut nuk iu vunë në dispozicion raportet e plota laboratorike, etiketat origjinale të produkteve, numrat e loteve, datat e mostrimit, procesverbalet dhe metodat laboratorike të përdorura. Në reagim thuhet se një tabelë ose prezantim publik nuk mund ta zëvendësojë raportin origjinal të laboratorit, pasi pa dokumentacionin e plotë nuk mund të përcaktohet se cili produkt është analizuar konkretisht dhe mbi cilat prova mbështetet akuza.
Sipas shoqatës, është e domosdoshme që të bëhet një ndarje e qartë ndërmjet produktit të pasigurt për konsum, mospërputhjes në etiketim, çështjeve që lidhen me autorizimin dhe pretendimeve për përdorimin e një përbërësi të padeklaruar.
Në reagim sqarohet se këto përbëjnë kategori të veçanta teknike dhe juridike, ndaj nuk mund të paraqiten të gjitha si kërcënim për shëndetin publik. Për këtë arsye, nga Ministria dhe AUV-i kërkohet publikimi i menjëhershëm i raportit të plotë laboratorik për secilën mostër të kontestuar; emrit të produktit, prodhuesit ose importuesit dhe numrit të lotit; fotografisë dhe kopjes së etiketës origjinale; datës, vendit dhe procesverbalit të marrjes së mostrës; metodës laboratorike dhe statusit të akreditimit; si dhe listës së plotë të 93 mospërputhjeve. Gjithashtu kërkohet sqarim për dallimin ndërmjet 495 mostrave të marra dhe 471 mostrave të analizuara, si dhe klasifikimi i tyre në produkte vendore, produkte të importuara dhe preparate me yndyrë bimore.
Shoqata deklaron se nuk synon të mbrojë asnjë shkelje dhe se kushdo që ka mashtruar konsumatorët duhet të japë përgjegjësi para ligjit. Ajo kundërshton, megjithatë, dënimin publik pa prova dhe krijimin e përshtypjes se i gjithë prodhimi vendor është i dyshimtë.
Sipas reagimit, pasojat e një situate të tillë nuk rëndojnë vetëm mbi një kompani, por prekin edhe fermerët, punëtorët, furnitorët vendorë dhe kompanitë që kanë investuar miliona euro. Shoqata vlerëson gjithashtu se cenimi i besimit te prodhimi vendor u krijon edhe më shumë hapësirë produkteve të importuara.
Në përfundim, qumështoret kanë deklaruar se, nëse rezultatet e plota të analizave dhe dokumentacioni shoqërues nuk publikohen deri më 12 gusht 2026, do të detyrohen ta ndalin grumbullimin e qumështit.
Ndaj deklaratave të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, për mostrat e produkteve të qumështit, ka reaguar edhe Fabrika Vita.
Në reagimin e saj, Fabrika Vita tha se çështjet e paraqitura sot nga ministri në detyrë Armend Muja gjatë konferencës për media mund të gjenden lehtësisht në Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe AUVK. Sipas fabrikës, ministri vetëm i kishte përmbledhur ato të dhëna pa sjellë ndonjë informacion të ri, ndërsa nuk kishte publikuar rezultatet e analizave të mostrave, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme dhe pritjeve që ato të bëheshin publike sot.
Sot, gjatë një konference për media, ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, paraqiti rezultatet e kontrolleve të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në disa qumështore të vendit gjatë tre muajve të fundit.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se takimi mbi treorësh me liderin e LVV-së, Albin Kurti,…
Barcelona ka siguruar një nga talentet më premtues të futbollit belg, Jesse Eugen Bisiwu, një sulmues krahu që spikat për…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk është arritur një marrëveshje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka vlerësuar si pozitiv takimin treorësh të zhvilluar të martën…
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se ende nuk është arritur një marrëveshje politike me Lidhjen Demokratike të Kosovës…
Pesë të rinj të ardhur nga Tirana dhe Kavaja janë arrestuar në fshatin Gjashtë të Sarandës, pasi u kapën me…