kosovë

Vijon hakmarrja e Serbisë, Vuçiç shkarkon kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifin

Shqiprim Arifi, i cili deri dje shërbente si kryetar i komunës së Preshevës është shprehur përmes një reagimi në rrjetet sociale se është shkarkuar nga ky post mbrëmjen e kaluar pa asnjë procedurë ligjore nga regjimi serb dhe antishqiptar.

Arifi u shpreh se ka disa kohë që Vuçiç kërcënon publikisht shqiptarët e Preshevës, ndërsa tha se pas këtij veprimi ai ka njoftuar partnerët ndërkombëtare SHBA dhe BE.

Postimi i Shqiprim Arifit:

Dje në mesnatë, pushteti autoritar i Beogradit, në mënyrë arbitrare dhe duke mos ndjekur asnjë procedurë ligjore, si dhe pa asnjë njoftim zyrtar, regjimi serb dhe antishqiptar duke vazhduar traditën e Millosheviqit të viteve të 90ta, në mënyrë të dhunshme më SHKARKUAN nga posti i Kryetarit të Komunës së Preshevës.

Njëkohësisht, ky regjim antishqiptar dhunshëm instaloi një organ të përkohshëm deri në zgjedhjet e ardhshme.

Ka disa kohë që Vuçiq kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës. SHKARKIMI i dhunshëm i imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedur ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor.

Me këto veprime raciste antishqiptare që janë trashëgimi e politikave të regjimit të Millosheviqit, Serbia e sotshme e Vuçiqit dëshmon tani më 3 dekada e më shumë, se shqiptarët nuk i konsideron si qenie njerëzore dhe asesi qyetatarë të barabartë në Serbi.

Diskriminimi ndaj shqiptarëve është agjend e pandërprerë e politikave të Vuçiqit dhe Serbisë së tij pro-ruse.

Pra, në boshtin shoqëror të Serbisë dhe në edukimin filozofiko-politik të Serbisë, ky shtet mbetet në thelb një regjim autokrat i cili nacionalizmin ekstrem serb e përdor kundrejt të gjithëve, në veçanti të shqiptarëve e sidomos ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

SHKARKIMIN tim të dhunshëm, nuk kishte mundur ta realizoj pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi.

Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës.

Prandaj edhe kryetari i organit të dhunshëm që u vendos në mesnatën e djeshme nga Vucic, është Ragmi Mustafa i cili para 1 dekade i ka dhuruar pikërisht Vucicit “ZAHVALLNICËN – Mirënjohje ” menjëherë pasi e hoqi Vucic lapidarin me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së.

Për SHKARKIMIN tim të dhunshëm dhe për gjithë akterët të lartcekur, që në vazhdimësi po ndihmojnë Serbinë për të dëmtuar shqiptarët, kam njoftuar partnerët tanë ndërkombëtar SHBA dhe BE.

Me këtë SHKARKIM të dhunshëm nga regjimi serb i jap FUND politikës aktive në Luginë të Preshevës, por në anën tjetër dhe njëherë më shumë më ka motivuar që luftën ndaj padrejtësisë, diskriminimit, pasivizimit dhe luftën për të drejta elementare dhe avokimin e të drejtave të popullit tim, për shqiptarët autokton të këtyre trojeve, ta ngriti në një nivel më të lartë!

të fundit

Blocked underpass in Tetovo’s “Dardania” neighborhood, residents await completion of works

Banorët dhe bujqit që duhet të kalojnë në lagjen “Dardania” në Tetovë përballen çdo ditë me rrezikun te nënkalimi i…

2 minutes ago

28-year-old arrested in Vrapçisht, police find marijuana and cocaine

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se mbrëmë nga ora 20:40 deri 21:50, zyrtarët policorë nga Ekipi mobil…

3 minutes ago

Zemaj condemns Dačić’s statements and calls for a firm response from NATO

Ambasadori i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, ka dënuar deklaratat e Ivica Daçiqit për Kosovën, duke i cilësuar…

4 minutes ago

Konjufca rejects Dačić’s remarks: Belgrade continues to pursue territorial ambitions toward Kosovo

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratave të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica…

4 minutes ago

Fine in Gjilan and activity suspensions for three businesses without environmental permits

Ministrja Fitore Pacolli njofton për masa ndaj bizneseve që kanë ushtruar veprimtari pa leje mjedisore, ndërsa paralajmëron vazhdimin e inspektimeve…

5 minutes ago

Protesters march to the Prime Minister’s Office at 133rd rally, demand Edi Rama’s resignation

Ka nisur protesta qytetare kundër qeverisë në Tiranë. Pas organizimit në sheshin Skënderbej, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë. Qytetarët që mbajnë…

6 minutes ago