Kryetari i Komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksander Spiriq, ishte rrahur brutalisht nga kryeterroristi Milan Radoiçiq në shtator të vitit që shkoi. Sot RTK-ja ka publikuar pamjet e momentit kur Radoiçiq kishte grushtuar Spiriqi.
Spiriq si shkak i rrahjes brutale shkoi të trajtohej një spital në Serbi në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan Gazeta Insajderi.
Radoiçiq e kishte dërguar Spiriqin në Kopaonik në hotelin “GREY” me qëllimin për ta rrahur brutalisht.
Ai dyshohet se e ka rrahur Aleksandër Spiriqin për interesa financiare.
Radoiçiq tashmë është në listën e të kërkuarve në INTERPOL për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici i Kosovës Afrim Bunjaku.
Aleksandar Spiriq ka ushtruar detyrën e kryetarit ilegal të Mitrovicës së Veriut nga viti 2020 deri në vitin 2023.
Në pamjet që ka publikuar RTK’ja, Spiriq shihet duke ia ofruar dorën për përshëndetje Radoiçiqit, teksa ky i fundit e grushton atë.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Novoselë të Vlorës, ku një 42-vjeçar ka humbur jetën, pasi teksa po…
Denis Omedi, është një nga historitë më interesante të Kupës së Kombeve të Afrikës deri më tani, e cila po…
Pesë anëtarë të Partisë Demokratike të Këshillit të Mandateve, iu drejtuan me shkresë kryetarit të Kuvendit ku kërkojnë mbledhjen sot…
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Bleona Qerreti, teksa ishte e ftuar në emisionin “Top Story”, ka…
Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi, mes të…
Faqja e portalit qeveritar e-albania, ka dalë jashtë funksionit vetëm pak ditë pas operacionit të SPAK për arrestimin e drejtoreshës…