kosovë

Vetëvendosje kërkon përsëritjen e votimit përmes postës në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka kërkuar shfuqizimin dhe përsëritjen e votimit përmes postës në mërgatë të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar, pasi u ankua në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për “manipulim të fletëvotimeve”, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënës i kësaj partie, Arlind Manxhuka, të shtunën.

Vetëvendosja, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, fitoi më së shumti vota nga votimi me postë, 51.57 për qind, apo me mbi 31.000 vota.

Të lidhura

None found

Lidhja Demokratike e Kosovës arriti t’i sigurojë 30.55 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës me 9.48 për qind dhe koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma me 3.23 për qind.

Mbi 84.000 shtetas të Kosovës në mërgatë kishin zgjedhur të votonin përmes postës për zgjedhjet e 9 shkurtit, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Në aneksen e saj, Vetëvendosje tha se “ky organizim i tillë i votimit, unik dhe mirë i organizuar në formë manipuluese, nuk ka mundur të ndodhte pa një organizim, koordinim dhe bashkëveprim me deputetët e LDK-së”.

Ndërkohë, Manxhuka shkroi të shtunën në Facebook se “është evidente skema që është përdorur nga votimi përmes postës në mërgatë. 400% më shumë vota për LDK-në, me vota shabllone për kandidatë të caktuar, ndërkohë që ekstremisht larg nga ky trend janë PDK e parti të tjera opozitare”.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës tha se, ndonëse dyshimet mbi manipulimet e mundshme të votave duhen trajtuar e hetuar kujdesshëm, përsëritja e votimit përmes postës do të kishte “pasoja të mëdha”.

“Një vendim i tillë jo vetëm që do të shkaktonte vonesa në certifikimin e rezultateve, por mbi të gjitha do të ndëshkonte edhe ata qytetarë që kanë votuar në mënyrë të rregullt”, tha Cakolli në Facebook të shtunën.

Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i duhen zakonisht 72 orë për të vendosur për ankesat që i pranon.

Procesi i numërimit të të gjitha votave përfundoi më 5 mars, rreth një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në vend më 9 shkurt.

Sipas rezultateve përfundimtare, që përfshijnë edhe votat në vendvotimet në Kosovë, ato në përfaqësitë diplomatike, me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta, asnjëra parti nuk ka siguruar numër të mjaftueshëm për të qeverisur e vetme.

Për të pasur shumicën, nevojiten së paku 61 deputetë në Kuvendin me 120 ulëse të Kosovës.

Si partia e parë, Vetëvendosje i ka fituar 396.022 vota, apo 42.27 për qind, duke i siguruar 48 ulëse.

Udhëheqësi i saj, kryeministri Albin Kurti, është zotuar se do ta formojë qeverinë në mënyrë të pavarur.

Partitë aktualisht në opozitë, përveç Nismës, e kanë përjashtuar mundësinë e koalicionit me të.

KQZ-ja pritet të bëjë certifikimin e rezultateve në mes të këtij muaji.

Analistët thonë se ka disa opsione të mundshme për formimin e qeverisë së re./ REL

Tags: vetevendosje

të fundit

Boca Juniors, klubi jashtë Evropës që u shndërrua në një simbol kulturor botëror

Në një futboll ku klubet më të fuqishme dhe më të pasura gjenden kryesisht në Evropë, Boca Juniors vazhdon të…

6 hours ago

Ronaldo shënon golin e 978-të pas prekjes vendimtare që i mohoi realizimin Simakanit

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e tij në futboll, duke shënuar golin e 978-të në karrierën profesionale, në fitoren…

7 hours ago

The 90th Protest Ends, Citizens Warn They Will Continue Their Resistance Until Rama Leaves

Është mbyllur protesta e 90-të qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas një tjetër mbrëmjeje me marshim në rrugët…

8 hours ago

Fire in Dragot, Tepelena, engulfs dozens of hectares of forest, olive groves and farmland

DRAGOT – Dhjetëra hektarë me pyje, ullishte, pemëtari dhe kultura bujqësore janë përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme…

8 hours ago

Tornado hits Cremona in Italy, around 40 injured and extensive damage / Cathedral and City Hall roofs damaged

Një mot ekstrem ka goditur këtë pasdite qytetin e Kremonës në Itali, ku një tornado e shoqëruar me breshër dhe…

8 hours ago

Iceland Votes on Resuming EU Membership Talks

Islandezët votojnë nesër, në një referendum për të rifilluar negociatat e anëtarësimit në BE. [...] Read More... The post Islanda…

8 hours ago