Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë e dënoi Kadri Veselin me 18 vjet burgim. Aktgjykimi u shpall më 16 shtator 2026, në kuadër të vendimit për katër ish-krerët e UÇK-së.
None found
Pas këtij vendimi ka reaguar Ismet Veseli, vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Ai e cilësoi vendimin si jo të mirë, por tha se familja duhet ta pranojë atë.
“Vendimi nuk ishte i mirë, por çfarë të bëjmë, duhet të pajtohemi. Ishalla nuk na ka dënuar Zoti”, u shpreh Ismet Veseli.
Sipas tij, edhe vetë procesi gjyqësor nuk ka qenë i drejtë ndaj tyre.
“Për këtë gjyq po shihet, për neve nuk është i drejtë, pra ai, Trupi Gjykues, e ka bërë të vetën”, deklaroi ai.
Veseli theksoi se familja e tij e sheh veten si viktimë, ndërsa pretendoi se ndaj tyre është vepruar në mënyrë të padrejtë.
“Ne jemi si gjithë, viktima, por anasjelltas ne na kanë fajësuar si gjithmonë, padrejtësisht”, përfundoi ai.
Është tensionuar situata jashtë Parlamentit teksa mësohet se është hedhur spraj me piper në drejtim të protestuesve pasi kanë tentuar…
Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti. Ky është takimi i parë mes…
Një 23-vjeçare në Wisconsin është arrestuar pasi dyshohet se është shtirur si mësuese zëvendësuese në një shkollë të mesme dhe…
Real Madridi po përjeton një atmosferë të tensionuar në dhomën e zhveshjes, ndërsa raportohet edhe për një përplasje mes dy…
Pas një periudhe të gjatë përplasjesh politike dhe bllokadash institucionale, Kosova tashmë ka Presidente të re. Justina Shiroka-Pula u zgjodh…
Tensionet vijojnë përpara protestës përpara Parlamentit, ku qytetarë të shumtë janë mbledhur për të kundërshtuar votimin e draftit të PS-së…