Ekipi mbrojtës i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po përfundon njoftimin për apel kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Avni Bytyçi, pjesë e mbrojtjes së Veselit, i konfirmoi KosovaPress se njoftimi do të dorëzohet brenda afatit, i cili përfundon më 27 nëntor. Sipas tij, në dokument po përcaktohen qartë dhe në mënyrë të strukturuar bazat juridike e faktike të ankimit.
None found
Bytyçi tha se mbrojtja vazhdon të mbajë qëndrimin se Veselit i është mohuar drejtësia. Sipas saj, provat e paraqitura gjatë gjykimit nuk përbëjnë bazë të arsyeshme për shpalljen e tij fajtor dhe Trupi Gjykues nuk i ka vlerësuar ato në mënyrë të paanshme e të drejtë.
Mbrojtja kundërshton gjithashtu konstatimet e Trupit Gjykues për ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale nga ana e UÇK-së dhe për përfshirjen e pretenduar të Veselit në të. Bytyçi tha se këto dhe gabime të tjera që mbrojtja sheh në aktgjykim do të paraqiten e argumentohen gjatë procedurës së apelit.
Afati i 27 nëntorit për njoftimet e apelit ndaj aktgjykimit të shkallës së parë në çështjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës zbatohet si për ekipet mbrojtëse, ashtu edhe për Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Pas dorëzimit të njoftimeve, palët kanë 60 ditë për të paraqitur dosjet e plota me argumentet kundër aktgjykimit.
Më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dënuan ish-presidentin Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli me 18 vjet, ish-zëdhënësin e UÇK-së Jakup Krasniqi me 25 vjet dhe ish-deputetin Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Vendimi i shkallës së parë nuk është përfundimtar. Pasi të shqyrtojë argumentet e palëve, Paneli i Apelit mund ta lërë në fuqi, ta ndryshojë ose ta rrëzojë atë.
Inspektorati Shtetëror i Tregut do të kryejë kontrolle të jashtëzakonshme dhe të intensifikuara te tregtarët në të gjithë vendin, me…
Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka nxjerrë në dritë një botë të panjohur nën një prej monumenteve më të famshme…
Igli Tare dhe Alphadjo CisseAlphadjo Cisse është kthyer në një sulmues me shumë ndikim në radhët e Milanit [...]Read More...
Liverpooli po përgatit një ofertë në afatin kalimtar të janarit për talentin 17-vjeçar të Ajaxit, Abdellah Ouazane, me synimin për…
Futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda beson se Udinese shumë shpejt do të rikthehet te fitoret në Serie A pas pikës…
Ambasadori amerikan Eric Wendt ndodhet aktualisht në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Ambasadori ka mbërritur në SPAK i shoqëruar…