Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, kërkoi sot në Athinë që Këshilli i Bashkimit Evropian t’i kërkojë Komisionit Evropian përgatitjen e Opinionit për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Ai e bëri këtë thirrje gjatë takimit ministror të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”.
Pas takimit, Konjufca shkroi në rrjetin X se, gati katër vjet pas aplikimit të Kosovës, Komisioni Evropian është i gatshëm të hartojë Opinionin e tij. Sipas tij, që procesi i zgjerimit të jetë i besueshëm, çdo vend i Ballkanit Perëndimor duhet të ketë mundësi të përparojë në bazë të meritave. Ai tha se ecuria e vendeve fqinje tregon rezultatet që mund të sjellë zgjerimi kur reformat marrin vlerësimin e duhur.
None found
Konjufca vuri në dukje se Kosova është plotësisht e harmonizuar me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Përbashkët të BE-së dhe është e gatshme të japë kontribut në misionet dhe operacionet e Unionit. Ai falënderoi ministrin e Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, për organizimin e takimit.
Kosova e paraqiti zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022. Hartimi i Opinionit të Komisionit përbën hapin e parë formal pas aplikimit, por mund të fillojë vetëm nëse kërkohet nga Këshilli, ku vendimmarrja u takon shteteve anëtare.
Në takimin e Athinës morën pjesë drejtuesit e diplomacive të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve anëtare të BE-së që përkrahin zgjerimin. Kosova u përfaqësua nga ministri i Jashtëm, ndërsa Serbia, sipas portalit serb EU pravo za sve, nga një sekretare shtetërore.
Në Athinë, Marta Kos e renditi Shqipërinë mes katër vendeve më të përparuara në rrugën drejt anëtarësimit dhe tha se…
Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, nuk do të jetë në këtë pozitë edhe për një mandat. Ministri i…
Drejtori i kompanisë pyjore në Dibër, tre punonjës të "Pyjeve Kombëtare" dhe dy persona të tjerë dyshohen për abuzime në…
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim në Athinë me homologun e tij grek,…
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin u shpallën fajtorë dhe u dënuan…
Kuvendi i Kosovës miratoi më 20 nëntor, në lexim të parë, Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore. Dioqeza e…