Letra përmes së cilës Arlinda Zekaj u kishte kërkuar institucioneve mbrojtje dhe kishte paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik, është vendosur në sheshin e Pejës, si protestë ndaj dështimit për ta mbrojtur.
Ekspozimi i saj në hapësirën publike nisi të hënën, pas vrasjes së Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Krahas letrës është vendosur edhe mbishkrimi “Deri kur?”.
None found
Në një pjesë të mesazhit, drejtuar prokurores në Pejë, Arlinda Zekaj kishte shkruar: “Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”.
Viktima u kishte bërë thirrje autoriteteve për ndërhyrje të menjëhershme dhe për marrjen e masave ndaj personave që, sipas saj, nuk kishin përmbushur detyrimet për garantimin e sigurisë së saj.
Të hënën, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist realizoi edhe grafitë në Pejë, duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi nga institucionet.
Në reagimin e tij publik, Kolektivi u ka bërë thirrje qytetarëve për mobilizim dhe protestë në nivel kombëtar, me kërkesën që siguria e grave të konsiderohet çështje urgjente.
“Nga Peja thërrasim për organizim e revoltë kombëtare nga kjo e mërkurë e tutje për jetë e siguri për gratë e gjalla, e drejtësi për Arlinda Zekajn e çdo grua të vrarë. Ky shtet nuk mund të ketë qetësi pa sigurinë e grave!”, thuhet në deklaratën e Kolektivit.
Protesta do të mbahet të mërkurën, më 28 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Ajo do të zhvillohet nën moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt ka shkaktuar reagime të shumta, veçanërisht për shkak se ajo kishte kërkuar mbrojtje para se të humbte jetën. Po ashtu, janë ngritur kërkesa për hetimin e veprimeve të institucioneve përgjegjëse.
Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Pejë dhe Policia e Kosovës raporte të hollësishme për mënyrën se si është trajtuar rasti. Gjithashtu, ai ka kërkuar shqyrtimin e veprimeve të institucioneve në rastet që lidhen me Zekajn.
Autoritetet kanë identifikuar kunatin e viktimës si të dyshuar për vrasjen. Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra të dielën nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës, do të varroset sot, më 27 tetor.
Sipas njoftimit të familjes, ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 15:00, në fshatin Radac të Pejës.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari për rastin, Albert Sylaj, vazhdon të jetë në arrati.
Vrasja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje problemin e dhunës në familje, si dhe nevojën për masa më të fuqishme për mbrojtjen e grave.
Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë së këtij qyteti, për caktimin e masës së paraburgimit…
Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Izrael ka arritur nivele rekord, në një proces zgjedhor që konsiderohet vendimtar për të ardhmen…
Agjentët e FBI-së bastisën një shtëpi në Kaliforni të martën, si pjesë e një hetimi ndaj ish-kongresmenit Eric Swalwell, raportuan…
Meghan Markle do të marrë një rol të ri në televizion, si bashkëprezantuese e spektaklit të gatimit për fëmijë “Junior…
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e ka dënuar fuqishëm vrasjen e Arlinda Zekajt në…
Barcelona e humbi një tjetër çmim, por diferenca ishte vetëm dy vota: Pau Cubarsi mbeti shumë pranë triumfit në trofeun…