Gjeneralmajor Ozkan Ulutash, komandant i KFOR-it, zhvilloi një takim me senatoren amerikane Joni Ernst, e cila është gjithashtu anëtare e Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura (SASC).
None found
Në bisedën me senatoren Ernst, Ulutash paraqiti një pasqyrë të gjendjes së tanishme të sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Ai nënvizoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar për të garantuar një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë banorët e Kosovës.
Palët diskutuan gjithashtu për detyrën që KFOR-i përmbush në funksion të sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, si pjesë e misionit të drejtuar nga NATO-ja.
Me këtë rast, Ulutash vlerësoi mbështetjen dhe kontributin e pandërprerë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë t’i japin misionit të KFOR-it.
Një mosmarrëveshje lidhur me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri ka pasoja për pavarësinë e gjyqësorit, thonë ekspertët. Një…
Aston Villa e ka përjashtuar përfundimisht shitjen e portierit Zion Suzuki, pavarësisht interesit të konfirmuar të Real Madridit për ta…
Dy ekspertë amerikanë të sigurisë dhe mbrojtjes kanë argumentuar se prania e rreth 600 ushtarëve amerikanë në kuadër të misionit…
Drejtori ekzekutiv i Nvidia-s, Jensen Huang, është përfshirë në një tjetër skandal për marrëdhënie jashtëmartesore, ndërsa kompania vijon të përballet…
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi në “Click” të RTV21, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit lidhur…
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të mblidhet sot,…