Categories: kosovë

Ulutaş pritet nga Hoxha, KFOR-i dhe Policia e Kosovës rikonfirmojnë bashkëpunimin për sigurinë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti në selinë e institucionit në Prishtinë komandantin e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, dhe zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Federico Collina.

Të lidhura

None found

Në takim u trajtuan bashkëpunimi i vazhdueshëm në çështjet e sigurisë dhe veprimtaritë që KFOR-i dhe Policia e Kosovës zhvillojnë në mënyrë të koordinuar. Palët nënvizuan nevojën për ta ruajtur bashkërendimin e ngushtë mes tyre.

Përfaqësuesit e të dyja palëve rikonfirmuan gjithashtu angazhimin e përbashkët për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim.

Gjeneralmajor Özkan Ulutaş deklaroi se misioni i NATO-s do të vijojë të bashkëveprojë ngushtë me institucionet vendore, me synimin për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vepruar në mënyrë të paanshme dhe transparente.

KFOR-i rikujtoi se vijon përmbushjen e mandatit që buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999. Ky mandat parashikon kontributin për ruajtjen e një mjedisi të sigurt e të qetë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në njoftim thuhet se KFOR-i vazhdon bashkërendimin e afërt me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me përgjegjësitë e tyre si reagues të sigurisë.

të fundit

Special Anti-Corruption Prosecution seeks confiscation of 9.1 million euros in assets

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar konfiskimin e pasurive me vlerë 9.1 milionë euro, të cilat dyshohet se lidhen me…

8 minutes ago

Debate in Parliament, Balla doesn’t hold back: Sali, come up here and see Durrës, Edi Rama will not resign

Këtë të mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027,…

9 minutes ago

Takim virtual mes Zyrës për Rikthimin e Aseteve dhe Institutit të Bazelit për avancimin e bashkëpunimit

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëherësh prokuror në zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, ka zhvilluar takim virtual me…

9 minutes ago

Pensioners in Durrës wait in line, at counters they are told: No money, come back tomorrow

Radhë dhe pritje të gjata përsëriten çdo ditë në filialin e Postës Shqiptare në zonën e Plazhit në Durrës, ku…

9 minutes ago

Fëllanza Podrimja appointed deputy minister of foreign affairs by Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fëllanza Podrimjen në pozitën e zëvendësministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

9 minutes ago

Lushaku-Sadriu: LDK’s position on the Law on Specialist Chambers remains unchanged

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se ende nuk ka informacione se si do të…

9 minutes ago