Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, priti sot gjeneralmajorin Ozkan Ulutas për një takim lamtumire, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Biseda u mbajt në selinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, me rastin e përfundimit të detyrës së Ulutasit në misionin e KFOR-it në Kosovë.
None found
Hoxha falënderoi gjeneralmajorin për bashkëpunimin, angazhimin dhe kontributin e tij përgjatë periudhës kur drejtoi KFOR-in në Republikën e Kosovës.
Në emër të Policisë së Kosovës, kolonel Hoxha i dorëzoi Ulutasit një mirënjohje në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij.
Takimi u mbyll me urimet e Hoxhës për suksese të mëtejshme të gjeneralmajorit Ozkan Ulutas në jetën profesionale dhe personale.
MPB Maqedoni njofton se dje (17.11.2026), në orën 22:30, në Kumanovë, në vendin e quajtur "Nyja e NATO-s", nëpunës policorë…
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me…
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar konfiskimin e pasurive me vlerë 9.1 milionë euro, të cilat dyshohet se lidhen me…
Këtë të mërkurë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuvend për projektbuxhetin e vitit 2027,…
Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëherësh prokuror në zëvendëskryeprokurori i Shtetit, Bahri Hyseni, ka zhvilluar takim virtual me…
Radhë dhe pritje të gjata përsëriten çdo ditë në filialin e Postës Shqiptare në zonën e Plazhit në Durrës, ku…