Categories: kosovësport

U shpall lojtari i ndeshjes, Shaqiri: Jam i lumtur që ndihmova skuadrën me dy gola

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka folur pas fitores së Zvicrës ndaj Turqisë.

Shaqiri shënoi dy herë në portën e Turqisë në fitoren prej 3 – 1.

Të lidhura

None found

Pas ndeshjes, Shaqiri u nda i kënaqur me dy golat dhe fitoren, por i zhgënjyer me golin e pësuar.

“Sidomos i pari ishte me teknikë shumë të mirë dhe jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që ndihmova skuadrën me dy golat dhe që reaguam pas humbjes ndaj Italisë. Jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës dhe sigurisht i kënaqur me dy golat e mi”.

“Mendoj se luajtëm të bashkuar dhe ishte për mrekulli ndaj kësaj skuadre dhe nëse luan mirë do krijosh shumë shanse ndaj kësaj skuadre. Jam i kënaqur me fitoren në fund”.

“Sigurisht jam i zhgënjyer me golin që pranuam, mund të them se nuk jam i lumtur dhe skuadra tjetër ishte e mirë dhe mund të shënonte në çdo kohë, pra mund të shënonim edhe një ose dy gola më shumë, por në fund ishte e rëndësishme të fitonim ndeshjen dhe këtë e arritëm”, deklaroi ai.

Ndërkohë, tani Zvicra duhet të pres derisa të përfundojë xhiro e tretë për të parë nëse janë kualifikuar në fazën e 1/16 së “Euro 2020”

të fundit

Prishtina dhe Dukagjini ndajnë pikët pa gola

Prishtina e ka shijuar barazimin e parë të sezonit, për të ndarë pikët në shtëpi ndaj Dukagjinit.“Bardhëkaltërit” ishin më të…

3 minutes ago

Çerimagiq: Mbështetja e Putinit për Vuçiqin, pjesë e projektit të “Botës Serbe” sipas Vulin

Analisti boshnjak Adi Çerimagiq ka analizuar deklaratat e Aleksandar Vulinit, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-shef i inteligjencës serbe, i cili…

4 minutes ago

Mbi 41 mijë hektarë të përfshirë nga zjarret në Maqedoni gjatë vitit 2026, mbi 30 të ndaluar nën dyshimin për zjarrvënie

Sezoni i zjarreve këtë vit la pas vetës dhjetëra mijëra hektarë sipërfaqe të djegur, dëme që llogariten në miliona euro…

8 minutes ago

SHBA heton ABC, CBS, CNN, Fox News dhe NBC për shkelje të mundshme të ligjeve antitrust, tensione të reja me Trump

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim ndaj pesë rrjeteve të mëdha televizive, ABC, CBS, CNN, Fox News dhe…

9 minutes ago

Foshnja humb jetën në javën e 38-të të shtatzënisë, hetimi lidh tragjedinë me monitorin e dëmtuar të rrahjeve të zemrës

Një ngjarje tragjike në një spital në Mbretërinë e Bashkuar ka rikthyer vëmendjen te siguria e pacienteve në maternitetet, pasi…

9 minutes ago

Kingji dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe rajon

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura do të vijojnë angazhimin e tyre në misionin e KFOR-it në Kosovë, në mbështetje të…

25 minutes ago