kosovë

U akuzua se “e dinte për planin e vrasjes së Liridonës”, reagon Behgjet Pacolli

Zhvillime të forta kanë shoqëruar seancën gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, pasi i akuzuari Granit Plava ka dhënë një dëshmi që përfshin pretendime për mbështetje nga figura të larta shtetërore, më konkretisht Behgjet Pacolli.

Para trupit gjykues, Plava deklaroi se i dyshuari për porositjen e vrasjes, Naim Murseli, i kishte premtuar mbrojtje dhe ndikim për të shmangur një dënim të rëndë, duke përmendur edhe emrin e Behgjet Pacolli.

“Ti e di çfarë pushteti kemi ne. Edhe Behgjet Pacolli e di. Nuk të lë më shumë se 2 vjet në burg”, citohet të ketë thënë Plava se i kishte deklaruar Murseli.

Sipas tij, para ngjarjes kishte pasur disa takime me Murselin për të rënë dakord për kryerjen e krimit, ndërsa fillimisht nuk ishte në dijeni se kush ishte viktima. Ai tha se vetëm pas ngjarjes kishte kuptuar se bëhej fjalë për bashkëshorten e Murselit, Liridona Ademaj.

Plava pretendoi gjithashtu se i ishin ofruar përfitime të konsiderueshme, përfshirë një vend pune me pagë mujore, veturë dhe deri në 250 mijë euro nëse do të merrte përgjegjësinë dhe do të vuante dënimin. Sipas dëshmisë së tij, në ditën e ngjarjes ishte dërguar në Prishtinë nga një person tjetër dhe kishte marrë paraprakisht disa qindra euro.

Por, pas kësaj ka reaguar Behgjet Pacolli, i cili i ka mohuar kategorikisht akuzat.

“Njerëz të çmendur, shumë të çmendur”, ka deklaruar ai për Tëvë1.

Më vonë, përmes një reagimi publik në Facebook, Pacolli ka theksuar se është distancuar prej kohësh nga persona që, sipas tij, po përpiqen të përdorin emrin e tij për të justifikuar veprimet e tyre.

Ai theksoi se askush nuk ka të drejtë të përdorë emrin e tij për “alibi, mbrojtje apo larje imazhi”, duke shtuar se heshtja e tij ka qenë çështje dinjiteti dhe jo frike.

“Njerëzit më të rrezikshëm nuk janë gjithmonë ata që bota i njeh si të këqij; shpesh janë ata që i ke ndihmuar më së shumti, e që, sapo ua ndal dorën, kthehen kundër teje me helm, përgojim dhe pabesi.Ata harrojnë të mirat që kanë marrë, harrojnë dorën që i ka mbajtur dhe fjalën që i ka mbrojtur. Dhe kur nuk munden më ta mbajnë peshën e zgjedhjeve të veta, kërkojnë të shpëtojnë duke përmendur emra që nuk u përkasin më jetës së tyre”.

“Kjo nuk është forcë. Kjo është varfëri karakteri.Po e them qartë: jam distancuar prej kohësh nga çdo njeri dhe nga çdo rrugë që nuk më përfaqëson. Ndihma që i kam dhënë dikujt dikur ka qenë njerëzore, por zgjedhjet që ai ka bërë më pas i përkasin vetëm atij.Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për alibi, për mbrojtje apo për larje imazhi. Emri im nuk është strehë për askënd që përpiqet të fshehë të vërtetën pas emrit të tjetrit.Kam heshtur nga dinjiteti, jo nga frika”.

“Por heshtja ime nuk është dobësi. Është refuzim për të rënë në nivelin e atyre që, pasi ushqehen nga mirësia, e kthejnë atë në helm.Dhe në fund, njeriu nuk bëhet i lig nga mungesa e përkrahjes; ai thjesht tregon atë që ka qenë brenda tij gjatë gjithë kohës.Gjatë seancës, pretendimet e Plavës janë kundërshtuar edhe nga vetë Naim Murseli, i cili i është drejtuar atij me fjalët “mos rrej”, shkroi Pacolli. /albeu.com/

të fundit

Kostot e një pakete fiskale të hartuar me nxitim, sa goditet biznesi i vogël nga TVSH

Në një kohë kur rritja e çmimeve dhe pakënaqësia qytetare për shtrenjtimin e kostos së jetesës janë në rritje, qeveria…

14 seconds ago

Parashikimi i motit 31 Tetor 2026, vranësira dhe reshje shiu

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të dendura si…

4 minutes ago

Horoskopi 31 Tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e se shkuarës dhe do shihni…

8 minutes ago

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

8 hours ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

8 hours ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

8 hours ago