Categories: kosovë

Trepça sqaron ngjarjen: 63 minatorë u bllokuan nga avaria në sistemin 35 kV, dolën në dy faza

Kompania Trepça ka dhënë shpjegime për incidentin ku mbetën të izoluar 63 minatorë në një minierë. Sipas njoftimit zyrtar, shkaku ishte një defekt që ndodhi dje në Trafon e Tunelit, konkretisht në sistemin 35 kV, i cili shkaktoi ndërprerje të plotë të energjisë elektrike për Minierën me Flotacion në Stan Tërg si dhe për Njësinë e Flotacionit.

Të lidhura

None found

Nga komunikata e Trepçës mësohet se pas ndërprerjes së rrymës, 54 minatorë arritën të dilnin në sipërfaqe duke përdorur shkallët e emergjencës. Ndërsa 9 minatorë të tjerë qëndruan brenda minierës derisa u rivendos furnizimi me energji elektrike.

“Energjia elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg u rikthye në orën 02:30, teksa 9 minatorët e mbetur dolën në sipërfaqe në orën 02:50. Pas normalizimit të situatës me rrymën, turni i parë e nisi punën pa probleme në minierë. Megjithatë, Njësia e Flotacionit vijon të jetë jashtë funksionit për shkak të dëmeve që shkaktoi avaria në trafon 35 kV”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Në komunikatën zyrtare të Trepçës, ndër të tjera, theksohet:

“Më 07.10.2026, rreth orës 19:30, ndodhi një avari në Trafon e Tunelit, përkatësisht në sistemin 35 kV, e cila ndërpreu furnizimin me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg dhe Njësinë e Flotacionit.”

“Në çastin e avarisë, në minierë ndodheshin gjithsej 63 minatorë, që ishin pjesë e turnit të dytë dhe ishte parashikuar ta përfundonin atë në orën 23:00.”

“Pas ndërprerjes së rrymës: 54 minatorë dolën në sipërfaqe nëpërmjet shkallëve emergjente; ndërsa 9 minatorët e tjerë qëndruan brenda deri në rikthimin e furnizimit me energji.”

“Furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg u rivendos në orën 02:30, kurse 9 minatorët dolën në sipërfaqe në orën 02:50.”

“Menjëherë pas rikthimit të rrymës, turni i parë rifilloi punën në mënyrë normale në minierë.”

“Nga ana tjetër, Njësia e Flotacionit mbetet ende e paoperueshme për shkak të dëmeve të shkaktuara nga avaria në trafon 35 kV.”

“Ekipet teknike janë aktualisht duke punuar për riparimin e avarisë, duke përfshirë inspektimin dhe zëvendësimin e pesë siguresave mbrojtëse 6.3 kV, si dhe komponentëve të tjerë të instalimit elektrik.”

“Procesi i riparimit është ngadalësuar për shkak të mungesës së pjesëve rezervë në magazinë, të cilat për momentin nuk gjenden në stok.”

“Pasi të përfundojnë riparimet dhe të kryhen të gjitha verifikimet teknike dhe të sigurisë, do të bëhet rivendosja e plotë e energjisë elektrike dhe rifillimi i punës së Njësisë së Flotacionit.”

“Ne mbetemi të përkushtuar me të gjitha kapacitetet tona, pa kursyer asgjë nga ajo që dimë dhe mundemi, për ta rikthyer situatën në normalitet. Për zhvillimet e mëtejshme dhe përfundimin e riparimit të avarisë do të njoftoheni me kohë,” përfundon njoftimi i Trepçës.

të fundit

Malisheva negocion me ish-trajnerin e Baselit për postin e trajnerit

Malisheva ka nisur kërkimet për trajnerin e ri pas largimit të Thomas Brdaric, ndërsa në skenë ka dalë një emër…

9 seconds ago

ASHAK e cilëson zgjedhjen e ish-kryetares si Presidente një nderim të madh

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, kanë…

6 minutes ago

Rizvanolli konfirmon daljen e të gjithë minatorëve të bllokuar në Stan Tërg

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka falënderuar ekipet e Trepçës, të KOSTT-it dhe të gjithë ata që kontribuuan në nxjerrjen…

7 minutes ago

Filipçe shpjegon mbi cilat parime do të ndërtohen koalicionet e ardhshme të LSDM-së

Në emisionin “IMPAKT” në TV Shenja, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, foli edhe për mënyrën se si partia e tij…

7 minutes ago

Tensions inside and outside Parliament/Citizens oppose territorial reform, police spray them to disperse

• Qytetarët janë mbledhur në protestë para Kuvendit, ndërkohë që brenda institucionit po zhvillohet seanca plenare, ku pritet të votohet…

10 minutes ago

Decomposed body found in Zhejë, Kurbin; believed to be that of a 61-year-old Frenchman

Një trup i pajetë dhe i dekompozuar është gjetur në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë,…

10 minutes ago