Categories: kosovë

Tre të dyshuar ndalohen në Ranillug, sekuestrohen mallra me vlerë mbi 10 mijë euro

Tre persona të dyshuar janë ndaluar në fshatin Korminjan të Komunës së Ranillugut gjatë një operacioni në të cilin janë sekuestruar mallra me vlerë të tregut që paraprakisht vlerësohet mbi 10,000 (dhjetë mijë) euro. Vlerën përfundimtare do ta përcaktojnë autoritetet kompetente pas procedurave përkatëse të vlerësimit.

Aksioni u zhvillua në kuadër të Planit Operativ “Gatishmëria Vepruese 2026”. Në të mori pjesë Njësiti i Task Forcës, i përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Kufirit – Jugu. Duke u mbështetur në informacione operative dhe në bashkëpunim me njësitet policore, ata ndërhynë në mënyrë të shpejtë e të koordinuar.

Të lidhura

None found

Pas vëzhgimit intensiv dhe ngritjes së dy pritave policore, njësitet operative identifikuan dhe ndaluan tre traktorë të tipit Rakovica. Mjetet kishin rimorkio të improvizuara dhe nuk mbanin targa regjistrimi. Dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të kundërligjshme nga Serbia, prej drejtimit të fshatit Konçul, duke ndjekur rrugë malore dhe alternative drejt Korminjanit.

Tre personat e ndaluar janë të nacionalitetit serb dhe shtetas të Republikës së Kosovës. Ata dyshohet se janë përfshirë në kontrabandimin e mallrave përmes vijës kufitare.

Kontrolli i hollësishëm i mjeteve çoi në zbulimin dhe sekuestrimin e mallrave të mëposhtme:

• 144 arka me birra të markave Heineken, Tuborg dhe Zaječarsko;

• 250 kilogramë mish i bluar;

• 2 thasë me suxhuk;

• 324 pula të gjalla;

• 2 printerë profesionalë;

• 2 pajisje të mëdha të rrjetit (switch) MikroTik;

• 5 pajisje të mesme të rrjetit (switch) MikroTik;

• 6 monitorë kompjuteri, 24 inç.

Përveç mallrave, gjatë operacionit u ndaluan edhe tre traktorët bashkë me rimorkiot që u përdorën për transportimin e mallrave të dyshuara si të kontrabanduara.

Veprimet operative dhe procedurale u kryen në koordinim të plotë me prokurorin kompetent. Me trajtimin dhe hetimin e rastit po merret Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Rajonale të Kufirit – Jugu.

Dogana dhe Policia e Kosovës thonë se mbeten të vendosura dhe të pakompromis në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës, krimit ndërkufitar dhe veprimtarive të tjera të kundërligjshme që cenojnë sigurinë, rendin juridik dhe interesat ekonomike të Republikës së Kosovës.

Sipas institucioneve, operacione të tilla tregojnë përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre të vazhdueshme për mbikëqyrje e kontroll efektiv të kufirit shtetëror, si edhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional kundër krimit ndërkufitar.

të fundit

Janevska: BE-ja vlerëson përparimin në arsim dhe shkencë

"Dy vjet e gjysmë më parë, thashë se duhet ta ndalojmë rënien e lirë të arsimit, sepse kjo ishte një…

3 minutes ago

Si u kualifikua Torreense në Ligën e Evropës si klub i kategorisë së dytë portugeze?

Duhet të flasim për Torreensen, klubin portugez të kategorisë së dytë që po sfidon pritshmëritë dhe po bën histori në…

5 minutes ago

Gërvalla takohet me ministrin irlandez: Kosova nuk pranon korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, ka zhvilluar…

7 minutes ago

Vrasja e Diana Kastratit, Policia apelon për informacione mbi vendndodhjen e Adnon Jasharit

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e Adnon Jasharit, i cili kërkohet nga organet e drejtësisë…

7 minutes ago

VIDEO/ Flakë të mëdha në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku po digjen sasi të…

12 minutes ago

Kërçeli i kërkon Ramës përballje televizive me kontratat e Prishtinës: T’u japim llogari qytetarëve për buxhetin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas sqarimeve të këtij të fundit…

18 minutes ago