Në rastin e rëndë të ndodhur në Ferizaj, babë e bijë kanë përfunduar në ndalim nën dyshimet për përfshirje në krim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Muhamet Begisholli, rreth 48 vjeç, dhe vajza e tij Arjeta Roshaj, rreth 24 vjeç, janë ndaluar për 48 orë, pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”.
None found
Viktimë e këtij rasti është Florim Haxhidema, rreth 32 vjeç, i cili është gjetur pa shenja jete në një apartament në katin e nëntë të objektit “Intercon C1”, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.
Burimet zyrtare bëjnë të ditur se ai kishte një plagë në kokë, për të cilën dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit.
Në afërsi të trupit të pajetë të 32-vjeçarit është gjetur edhe një pistoletë, ndërsa policia ka sekuestruar atë dhe një gëzhojë për ekzaminime të mëtejshme forenzike.
Sipas të dhënave nga hetimet fillestare, banesa ku ndodhi ngjarja tragjike ishte në pronësi të të dyshuarit Muhamet Begisholli. Në kohën e incidentit, aty ndodheshin edhe bashkëshortja e tij, Hanife Roshaj, si dhe vajza e tyre, Arjeta Roshaj.
Raportohet se edhe e dyshuara Arjeta Roshaj ka pësuar lëndime trupore dhe për këtë arsye është dërguar për trajtim në Repartin e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Edhe për të, Prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim 48-orësh, i cili do të zbatohet nën masa sigurie.
Në anën tjetër, Hanife Roshaj, bashkëshortja e Muhamet Begishollit dhe nëna e Arjetës, në këtë fazë të hershme të procedurës po trajtohet si dëshmitare dhe pritet të intervistohet për të ndihmuar në sqarimin e rrethanave të rastit.
Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i Florim Haxhidemës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa autoritetet po vazhdojnë intensivisht hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania planifikojnë të testojnë, zhvillojnë dhe përfundimisht të vendosin inteligjencën artificiale në forcat e tyre të…
Nathalia Gadelha, 20 vjeçe, është identifikuar si bashkëpilotja e avionit Learjet 60 që u rrëzua të dielën në Palm Beach…
Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve se diplomacia mund të rikthehet në…
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas raportimeve lidhur me një takim të pretenduar mes minsitrit Toni Gogu…
Bayern Munich ka marrë një lajm të keq pas barazimit 2-2 ndaj Borussia Dortmundit, pasi mesfushori ofensiv Ismael Saibari do…
Këshilluesi holistik Nikola Andoni ka bërë thirrje për shmangien e konsumit të bukës, duke pretenduar se drithërat dhe produktet me…