Categories: kosovë

Identifikohet 32-vjeçari i vrarë mbrëmë në Ferizaj

Ferizaj u trondit mbrëmjen e së dielës nga një ngjarje e rëndë, ku një 32-vjeçar humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Viktima është identifikuar si Florim Haxhidema, rreth 32 vjeç. Ai u gjet pa shenja jete brenda një banese në katin e nëntë të objektit “Intercon C1”, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të para, ai kishte një plagë në kokë, e cila dyshohet se ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Pranë trupit u gjet një pistoletë dhe një gëzhojë, të cilat janë sekuestruar dhe dërguar për ekzaminime forenzike.

Banesa ku ndodhi krimi rezulton të jetë pronë e Muhamet Begishollit.

Lidhur me këtë rast, Policia dhe Prokuroria kanë vënë në pranga dy persona, babë e bijë, të cilët dyshohen për përfshirje të drejtpërdrejtë në vrasjen e rëndë.

Burime të hetuesisë bëjnë të ditur se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë Muhamet Begisholli, rreth 48 vjeç, dhe vajza e tij Arjeta Roshaj, rreth 24 vjeç. Të dy po hetohen nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Në kohën kur ndodhi ngjarja, në banesë ishin edhe bashkëshortja e tij, Hanife Roshaj, si dhe vajza Arjeta Roshaj. Kjo e fundit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Repartin e Psikiatrisë në QKUK.

Për Arjeta Roshajn është nxjerrë aktvendim për ndalim 48-orësh, ndërsa Hanife Roshaj po trajtohet në cilësinë e dëshmitares.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i Florim Haxhidemës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë, hetimet për sqarimin e plotë të rastit janë ende në vazhdim.

Mediat në Ferizaj kanë publikuar edhe fotografinë e viktimës.

të fundit

Gjermania dhe Britania e Madhe zgjerojnë bashkëpunimin ushtarak për inteligjencën artificiale, takim për planin në 2027

Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania planifikojnë të testojnë, zhvillojnë dhe përfundimisht të vendosin inteligjencën artificiale në forcat e tyre të…

7 minutes ago

Nathalia Gadelha, bashkëpilotja 20-vjeçare e avionit të rrëzuar në Florida, mori licencën e fluturimit para patentës së makinës

Nathalia Gadelha, 20 vjeçe, është identifikuar si bashkëpilotja e avionit Learjet 60 që u rrëzua të dielën në Palm Beach…

7 minutes ago

Sinjalet për dialog mes SHBA-së dhe Iranit ulin çmimin e naftës me 6.7%

Çmimet e naftës kanë pësuar një rënie të ndjeshme në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve se diplomacia mund të rikthehet në…

7 minutes ago

Këlliçi kërkon sqarime nga Toni Gogu për takimin e pretenduar me Veliajn: Mesazhi i Ramës ishte shantazh mafioz

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas raportimeve lidhur me një takim të pretenduar mes minsitrit Toni Gogu…

11 minutes ago

Dëmtimi në kyç e lë Ismael Saibarin jashtë për disa muaj pas transferimit 50 milionë eurosh te Bayerni

Bayern Munich ka marrë një lajm të keq pas barazimit 2-2 ndaj Borussia Dortmundit, pasi mesfushori ofensiv Ismael Saibari do…

14 minutes ago

Nikola Andoni bën thirrje të mos konsumohet bukë: Drithërat lidhen me sëmundje, sipas tij

Këshilluesi holistik Nikola Andoni ka bërë thirrje për shmangien e konsumit të bukës, duke pretenduar se drithërat dhe produktet me…

14 minutes ago