Categories: kosovë

Tragjedia në Demiraj të Gjilanit, nesër u jepet lamtumira 27-vjeçarit dhe foshnjës tremuajshe

Adonis dhe Dolora Demiri do të përcillen nesër për në banesën e fundit. Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i dy viktimave të ngjarjes tragjike në Demiraj të Gjilanit do të zhvillohet më 03.11.2026, pas faljes së namazit të ikindisë, në varrezat e fshatit Demiraj.

Familja ka bërë të ditur me dhimbje e pikëllim të thellë se Adonis dhe Dolora Demiri kanë ndërruar jetë më 01.11.2026. Të afërmit, miqtë dhe dashamirët do të informohen për vendin dhe orarin e të pamës pasi të ketë përfunduar ceremonia e varrimit.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi të dielën, kur 27-vjeçari dhe foshnja tremuajshe u gjetën pa shenja jete. Ndërkohë që institucionet e vendit kanë vijuar të bëjnë publike hollësi të reja për rastin, familjarët kanë përcaktuar ceremoninë mortore.

Për këtë ngjarje është arrestuar si i dyshuar babai i të riut, Brahim Demiri, 65 vjeç. Ndaj tij është vendosur sot masa e paraburgimit.

Dyshimet ndaj Demirit janë se dje, në fshatin Demiraj, pas një përplasjeje fizike, i ka marrë jetën të birit. Pa shenja jete është gjetur edhe mbesa e tij, vajza tremuajshe e 27-vjeçarit të ndjerë.

të fundit

Hoxhaj kërkon transformim të arsimit në Kosovë përmes paktit kombëtar dhe më shumë financimi

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka theksuar nevojën për një transformim rrënjësor të sistemit arsimor…

48 seconds ago

Sllaveski: Pronësia e “Alta Banka”-s nuk më intereson dhe nuk e di kush e zotëron

Alta Banka – Beograd është aksionare, është institucioni të cilit i kemi dhënë leje për hyrje, kështu u përgjigj Guvernatori…

9 minutes ago

Osmani: Bërvenica iu përgjigj politikave anti-shqiptare, VLEN-i krijoi paqartësi pas fitores së Jahijut

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka vlerësuar se mobilizimi i jashtëzakonshëm i mërgatës dhe bashkimi i…

10 minutes ago

Tuci vlerëson Shqipërinë e Maran dhe shpreh dëshirën për një ftesë para ndeshjeve të nëntorit

Indrit Tuci Qendërsulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, po zhvillon sezon pozitiv te NK Olimpija në elitën e futbollit slloven, 4 gola…

11 minutes ago

Arbër Hajdari mohon thashethemet pas deklaratave të Veliajt: Nuk kam lidhje me këtë histori

Postimi i Arbër Hajdarit Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse…

14 minutes ago

Kane do ta këmbente Topin e Artë me Ligën e Kampionëve, trofeun që ende nuk e ka fituar

Harry Kane ka arritur majën e futbollit individual duke fituar Topin e Artë 2026, por sulmuesi anglez e ka bërë…

17 minutes ago