Categories: kosovë

Toni Gogu për masën ndaj Vlora Hysenit: Përgjegjësia penale i përket individit, qeveria e shkarkoi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi për vendimin e Gjykatës së Posaçme për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Ai deklaroi se qeveria ka marrë përgjegjësinë politike duke e larguar Hysenin nga drejtimi i institucionit.

Të lidhura

None found

Duke folur për gazetarët jashtë Kuvendit, Gogu nënvizoi se përgjegjësia penale është personale dhe se përcaktimi i saj duhet të bëhet në përfundim të procesit gjyqësor.

“Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri derisa të ketë një drejtues përfundimtar. Përgjegjësia penale është individuale, individët kanë përballë proceseve”, u shpreh ministri.

Sipas Gogut, qeveria ndërhyri për të garantuar vijimin e veprimtarisë së SHISH pas akuzave të ngritura ndaj ish-drejtoreshës.

“Qeveria e shkarkoi drejtuesin për shkak të akuzës dhe siguroi vazhdimësinë e institucionit. Për sa i përket se çfarë ka ndodhur në institucion duhet të presim të gjithë procesin”, deklaroi ai.

Ministri tha gjithashtu se përgjegjësia politike shfaqet përmes masave që ndërmerren për të siguruar funksionimin normal të institucionit.

“Përgjegjësia politike është kur ti merr drejtimin që institucioni të vazhdojë të bëjë punën”, u shpreh Gogu.

të fundit

Dimitrieska-Koçoska deklaron se rritja ekonomike, deficiti dhe huamarrja mbeten nën kontroll deri në mbyllje të vitit

Deri në fund të vitit nuk pritet rishikimi i normës së rritjes dhe ndryshime në deficitin buxhetor. Ministrja e Financave…

13 seconds ago

Beijing continues supplying Iran with dual-use components; WSJ reports 1,300 shipments in first half of 2026

Kina ka vijuar furnizimet me komponentë me përdorim të dyfishtë drejt Iranit, pavarësisht luftës me SHBA-në dhe Izraelin dhe paralajmërimeve…

20 seconds ago

Mungon një gjyqtar, shtyhet seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Është shtyrë edhe gjyqi i sotëm në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin. Siç raporton gazetarja…

5 minutes ago

Në përvjetorin e rënies, Haxhiu nderon Afrim Bunjakun dhe rikërkon ekstradimin e Radoiçiqit e terroristëve të tjerë

U.D. Presidentja, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot familjen e heroit Afrim Bunjaku, në përvjetorin e rënies së tij në krye…

5 minutes ago

Kasami këmbëngul për zgjerimin e qeverisë, pavarësisht mohimeve të Selës dhe Shabanit

Pavarësisht mohimit të Ziadin Selës, bashkëryketari i VLEN-it Bilall Kasami edhe më tej vazhdon të thotë se ka komunikim dhe…

18 minutes ago

Arbitrat anglezë “zbarkojnë” në “Air Albania”, zbulohen emrat që do të ndajnë drejtësinë në Shqipëri-Bjellorusi

Kombëtarja shqiptareShqipëria do të përballet me Bjellorusinë këtë të shtunë, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të grupit…

20 minutes ago