Gjatë aksionit të zhvilluar sot para Qeverisë së Kosovës, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, komentoi marrëveshjen mes VV-së dhe LDK-së për zgjedhjen e presidentit.
None found
Kadrijaj deklaroi se seanca konstituive duhej të mblidhej gjatë ditës së sotme, ndërsa shprehu shqetësimin e saj për mungesën e transparencës në këtë proces.
Ajo i kërkoi deputetit Albin Kurti të rikthehet në Kuvend, duke shtuar se, në të kundërtën, duhet të shpallen zgjedhje të reja.
“Nëse marrëveshja është arritur dje, por publiku është informuar vetëm përmes një deklarate të shkurtër, ndërsa njëri lider ka qarë dhe tjetri ka buzëqeshur, atëherë sot duhej të thirrej seanca. Kuvendi duhej të konstituohej, të zgjidhte organet e tij, Qeverinë dhe Presidentin e Kosovës. Ne po konstatojmë mungesë transparence dhe llogaridhënieje. Megjithatë, populli nuk harron. Albin Kurti, kthehu në institucione dhe në Kuvend, ose shpalli zgjedhjet, për të cilat pajtohemi edhe ne”, tha Kadrijaj.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka thënë se Kosova është e fundit në listën e vendeve për anëtarësim në…
Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello, ka këshilluar sulmuesin brazilian Endrick që në afatin kalimtar të janarit të transferohet te…
Qeveria planifikon të hapë një pikë tjetër kufitare me Kosovën, përmes së cilës do të kalojnë kamionë me qymyr të…
Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm Besim Aliti, kanë pritur ambasadorin e…
Një 32-vjeçar nga Skocia është konfirmuar si një nga viktimat e të shtënave masive në qytetin polak të Krakovit, ku…
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë diskutimit parlamentar për Raportin e Progresit, ka kritikuar performancën e Qeverisë, duke theksuar se…