Prestigjiozja britanike The Guardian i ka kushtuar një shkrim ngjarjes së ndodhur dje në parlamentin e Kosovës, ku Time Kadrijaj, deputete e radhëve të Aleancës, sulmoi me vezë kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
None found
Sipas raportimit, vendi po përjeton një bllokadë politike që zgjat prej gati dy vitesh.
Gjatë seancës konstituive, Kadrijaj nxori nga çanta e saj vezët dhe ia lëshoi Kurtit, ndërkohë që brohoriste fjalët “Turp, turp”. Kryeministri aktual po kërkonte përsëri ndërprerjen e mbledhjes, duke mos paraqitur asnjë emër për postin e kryeparlamentarit, me pretendimin se i nevojitet kohë shtesë për bisedimet rreth zgjedhjes së presidentit.
Mediumi anglez rikujton gjithashtu një rast të ngjashëm nga viti 2015, kur në “shënjestër” të një incidenti të tillë ra ish-kryeministri Isa Mustafa, i cili po ashtu u godit me vezë.
Ivan GvozdenovicIvan Gvozdenovic ka dalë me deklaratë të hapur, pas lajmit që qarkulloi mbi dorëheqjen e tij nga stoli i…
Ka shpërthyer revolta e studentëve ndaj policëve tashmë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protestuesit gjuajnë edhe me molotovë, duke vendosur…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është kryer bastisje në Burgun e Idrizovës, ku si rrjedhojë te njëri nga…
Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për 22 të rinjtë e ndaluar nga policia, pas protestave të fuqishme…
Protesta e qytetarëve duket se nuk po mbahet vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Protesta është “zhvendosur” edhe tek zona…
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion në lidhje me personat e plagosur që ndodhen për kurim në Spitalin e Traumës…