Bashkia e Tiranës ka miratuar vendimin për t’i shpallur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin “Qytetarë Nderi” të kryeqytetit shqiptar.
None found
Nisma u bë publike nga kryebashkiaku Erion Veliaj, disa ditë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Veliaj njoftoi se do t’ia paraqiste propozimin Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe u kërkoi edhe bashkive të tjera shqiptare të ndërmerrnin hapa të ngjashëm.
Propozimi u hodh për votim dhe mori miratimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke u shndërruar në vendim zyrtar të bashkisë.
“Nga sot, me propozim të Kryebashkiakut Erion Veliaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi shpallen ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës. Një vendim i miratuar unanimisht nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, në nderim të kontributit dhe rolit të tyre në historinë e Kosovës dhe në luftën e UÇK”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.
Sipas bashkisë, ky vlerësim përbën një shenjë mirënjohjeje për kontributin historik të ish-krerëve të UÇK-së në rrugën e Kosovës drejt lirisë dhe shtetësisë.
Studiuesit analizuan 14 faktorë dhe zbuluan se mënyra si përballojmë paqartësinë dhe si e perceptojmë drejtësinë në botë mund të…
Koreja e Jugut dhe Ukraina janë përfshirë në një përplasje diplomatike pas publikimit nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy të informacionit…
Gazetari amerikan Evan Gershkovich ka rrëfyer momentet e arrestimit të tij në Rusi, duke thënë se kuptoi shumë shpejt se…
Dy banorë të rajonit të Tetovës u lënduan rëndë në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën rajonale Jazhincë -…
Ish-kampioni i NBA-së, J.R. Smith, është arrestuar të hënën, më 28 shtator, në Teksas, nën akuzën për dhunë në familje.…
Andy Burnham ka thënë se qeveria do t’i japë fund sistemit aktual të pensioneve nga prilli i vitit 2030, me…