Categories: kosovë

Tërmkolli kundërshton retorikën kërcënuese para vendimit të Hagës: Thaçi nuk do ta digjte Kosovën

Një ditë para shpalljes së aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, ish-ministrja dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar ndaj gjuhës së ashpër që është përdorur në diskursin publik.

Ajo ka kërkuar që qëndrimet ndaj Gjykatës Speciale të jenë të përmbajtura dhe të mbështetura në argumente, ndërsa ka paralajmëruar se kërcënimet mund t’i shkaktojnë dëm Kosovës.

Të lidhura

None found

“Po të donte me kallë Kosovën, do ta bënte këtë vetë Hashim Thaçi kur iu ngrit aktakuza dhe u ftua në Hagë!”, ka shkruar Tërmkolli.

Duke iu referuar reagimit të atëhershëm të ish-presidentit Hashim Thaçi pas konfirmimit të aktakuzës, ajo ka theksuar se ai zgjodhi të dilte publikisht para qytetarëve.

“Ai doli para qytetarëve të Kosovës dhe foli para tyre si burrështetas dhe në postin e Presidentit! As nuk u fsheh, as nuk iku!”, ka deklaruar ajo.

Tërmkolli ka përmendur edhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, për të cilin ka thënë se kishte vepruar në të njëjtën mënyrë përmes rrugës institucionale.

“Njëjtë bëri edhe Kadri Veseli, në postin e Kryetarit të Kuvendit!”, ka shtuar ish-ministrja.

Retorikën kërcënuese të përdorur nga disa përfaqësues të PDK-së dhe analistë në prag të vendimit, ajo e ka cilësuar si të rrezikshme për vendin.

“Reagimet e ‘kërcënimet’ e tipit ISIS të disave të PDK-së e disa analistëve të lodhtë, janë të dëmshme për Kosovën!”, ka shkruar Tërmkolli.

Sipas saj, kritikat ndaj devijimeve të pretenduara të Gjykatës Speciale duhej të ishin paraqitur me kohë dhe në mënyrë të argumentuar.

“Reagimi për devijimet e Gjykatës Speciale u dasht të bëhej në kohë dhe me argumente!”, ka theksuar ajo.

Në fund të reagimit, Tërmkolli ka ndarë luftën e zhvilluar kundër pushtuesit nga konfliktet e brendshme politike, duke shprehur besimin te lirimi i ish-luftëtarëve.

“Kosovën e kanë kallë e djegë veç armiqtë e saj! Ne kemi luftu me çliru nga armiqtë dhe e kemi bërë këtë vend të lirë e të pavarur! Unë besoj në lirimin e luftëtarëve të lirisë!”, ka shkruar ajo.

Aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të shpallet më 16 shtator 2026, në orën 10:00, në Hagë, sipas njoftimit zyrtar të Dhomave të Specializuara.

Katër ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza të cilat ata i kanë mohuar.

të fundit

Shqipëria abstenon në OKB për rezolutën që kërkon heqjen e embargos ndaj Kubës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që kërkon përfundimin e embargos ekonomike, tregtare dhe financiare të…

3 minutes ago

Londra rrit përkohësisht taksën bankare për të financuar ndihmën prej 100 paundësh për 20 milionë familje

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe njoftoi një rritje të përkohshme të taksës mbi bankat, me synimin për të financuar…

3 minutes ago

Kërkesë e re për arrestimin e Ballukut? Klodiana Lala: Dyshime për tendera mbi 1 miliard euro dhe akuza të rënda

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, foli për ecurinë e hetimeve ndaj Belinda Ballukut, afatet…

4 minutes ago

Gashi: Në çështjen e Arlinda Zekajt, prokurori ende nuk e ka intervistuar dëshmitarin e parë

Gazetari Kreshnik Gashi ka kritikuar mënyrën e trajtimit të rastit të Arlinda Zekajt, duke thënë se, pavarësisht rëndësisë së rastit…

6 minutes ago

Bayern Munich njofton për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të Vincent Kompanyt

Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, është liruar nga spitali pas problemeve shëndetësore që e detyruan të kërkonte ndihmë mjekësore…

9 minutes ago

Matthaus shpjegon arsyen pse Harry Kane mund të rinovojë me Bayernin pas fitimit të Topit të Artë

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, beson se fitimi i Topit të Artë nga Harry Kane mund të ndikojë që…

9 minutes ago