Reuters ka publikuar një artikull të zgjeruar për procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, vendimi për të cilin pritet të shpallet të mërkurën në Hagë.
None found
Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, aktgjykimi përbën një zhvillim me peshë të veçantë për Kosovën dhe rajonin.
Në disa qytete të Kosovës janë vendosur ekrane të mëdha që shfaqin numërimin mbrapsht deri në leximin e vendimit, i cili pritet të nisë në orën 10:00 në Hagë. Ndërkohë, të shtunën mijëra qytetarë u mblodhën në Prishtinë për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, raporton Reuters.
Mbrojtja e Thaçit ka kundërshtuar akuzat për vrasje dhe tortura, duke i cilësuar ato të pabazuara. Sipas avokatëve, ky proces synon të “rishkruajë” historinë.
Avokatët kanë deklaruar gjithashtu se nuk ekzistojnë prova që e lidhin drejtpërdrejt Thaçin me krimet e pretenduara, apo që tregojnë se ai ushtronte kontroll mbi komandantët e tjerë të UÇK-së.
“Për ne, Hashim Thaçi është hero i Kosovës, luftëtar i lirisë. Ai duhet të kthehet në Kosovë”, është shprehur për Reuters Mentori Plakaj, banor i Prishtinës.
Hashim Thaçi drejtoi presidencën e Kosovës gjatë periudhës 2016–2020. Përpara kësaj, ai mbajti postin e kryeministrit nga viti 2008 deri më 2014.
“Verdikti është ngjarje tektonike”, ka deklaruar Agon Maliqi, bashkëpunëtor i lartë jo-rezident në Qendrën për Evropën të Këshillit Atlantik.
Kategoria e ParëKomisioni i Ligave dhe Garave pranë Federatës së Futbollit ka përcaktuar kalendarin e kampionatit të Kategorisë së Parë…
Në vazhdë të marshimit të tyre në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë kaluar edhe përpara godinës së Kuvendit në protestën…
Qeveria sot, në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.Me ndryshimet e propozuara…
MPB Maqedoni njofton se sot (07.10.2026) në orën 16:00, në autostradën Shkup - Shën Nikollë, oficerët e Njësisë Mobile për…
Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës presidente e Kosovës është vlerësuar nga qytetarët si një hap që ka krijuar stabilitet politik…
Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, László István Dux, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së…