kosovë

Tensionet në veri, lëndohen pesë efektivë të Policisë së Kosovës

Pesë policë kanë mbetur të plagosur deri më tani nga përplasja me protestuesit serbë në veri të Kosovës. Ndërsa janë dëmtuar 4 makina, nga të cilat njëra e shkrumbuar totalisht.

Pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore efektivët e lënduar janë kthyer sërish në krye të detyrës.

Të lidhura

None found

“Protestuesit në Zveçan pas një kohe kanë filluar të shfaqin dhunë, të fyejnë e të hedhin mjete të ndryshme të forta dhe shok bomba në drejtim të Policisë dhe automjeteve zyrtare, duke shkaktuar rrezik të drejtpërdrejtë dhe lëndime të lehta trupore deri tani ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët më pas u janë kthyer detyrave policore”, thuhet në njoftim.

Struktura ilegale, kanë lëshuar alarmin në orën 12:00 dhe aty janë mbledhur dhjetëra serbë për të penguar policinë, që po ndihmon kryetarin e ri të hyjë në Komunë.

Situata në veri të Kosovës, komuna me shumicë serbe që tashmë drejtohen nga kryetarë shqiptarë, po shoqërohet sot me tensione.

Në të katër komunat, u dëgjuan fillimisht sirena alarmi, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë.

Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë qytetarët e mbledhur në tubim para objektit komunal në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit./albeu.com/

të fundit

Barcelona monitoron talentin e Bournemouthit, klauzola e Rayanit arrin 150 milionë euro

Barcelona ka vendosur në shënjestër Rayanin, talentin e ri të Bournemouthit në Ligën Premier, i cili është shndërruar në një…

6 hours ago

Albania Among Countries with the Fewest Female Judges in Europe

Gratë përbëjnë shumicën e gjyqtarëve profesionistë në Shqipëri, por pesha e tyre është ndër më të ulëtat në Europë dhe…

6 hours ago

Sarande Shooting: Thimjo Rubati’s Past, From Imprisonment in Greece to a Case Involving Customs Officers in Albania

50-vjeçari Thimjo Rubati, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur në Sarandë, pritet të transportohet drejt Janinës për…

6 hours ago

Attack on Thimjo Rubati: Perpetrators Suspected of Fleeing by Motorcycle, Searches Underway on Land and at Sea

Policia e Sarandës vijon kërkimet për kapjen e autorëve të atentatit ndaj Thimjo Rubatit, i cili u qëllua me armë…

6 hours ago

Conflict in Korçë, 18-Year-Old Stabbed and Suspect Detained

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit të Korçës, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur…

6 hours ago

Konjufca Urges Kallas to Take a Stronger EU Stance on Paunoviq’s Statements

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i ka dërguar një letër Përfaqësueses së Lartë të…

6 hours ago