Categories: kosovë

Tensione dhe përplasje fizike në Kuvend, Lis Bukuroca paralajmëron: Opozita po luan me zjarrin, Kosova po shkon drejt një krize

Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka thelluar tensionet mes deputetëve, duke çuar madje edhe në konfrontime fizike. Ndërkohë, subjektet politike mbeten të ndara rreth mënyrës se si duhet të kapërcehet bllokada institucionale.

Të lidhura

None found

Debati për përgjegjësinë e opozitës dhe ndikimin e saj në krizën e tanishme politike është nxitur edhe nga aksionet e deputetëve të PDK-së, fillimisht para ndërtesës së Qeverisë dhe më pas brenda Kuvendit.

Duke komentuar zhvillimet për “Bota sot”, publicisti Lis Bukuroca ka adresuar kritika të forta ndaj opozitës, qasjen e së cilës e ka përshkruar si “teatrale”.

Sipas vlerësimit të tij, një pjesë e opozitës synon t’i krijojë opinionit publik bindjen se po mbron shtetin ligjor, por përmes veprimeve konkrete, siç thotë ai, po e vështirëson funksionimin e institucioneve.

“Opozita është duke interpretuar një rol teatral, me synimin për ta bindur popullin se e drejta qëndron në anën e saj. Në realitet, gjendja e krijuar në Kosovë lidhet me tri grupime kryesore.

Në grupin e parë bëjnë pjesë ata që angazhohen për shtetin ligjor. Mes tyre ka edhe individë nga opozita, por çështja problematike janë udhëheqësit opozitarë. Ata shpresojnë ta bindin popullin se përfaqësojnë anën e drejtë, megjithëse veprimet e tyre e pengojnë shtetin ligjor që të funksionojë”, deklaroi Bukuroca.

Publicisti e lidh një pjesë të kësaj situate me liderët politikë, të cilët, sipas tij, kanë ngritur një sistem ku përparësi u jepet interesave personale dhe partiake, në vend të funksionimit të rregullt institucional.

“Kategoria e dytë përfshin liderët e partive politike, të cilët kanë arritur në pozita drejtuese pa merita. Ata janë të detyruar dhe të obliguar ta kundërshtojnë shtetin ligjor, në mënyrë që të mbrojnë personat që i kanë deleguar në opozitë.

Thelbi i problemit është i dukshëm: kemi një përballje ndërmjet shtetit ligjor dhe një sistemi që për një periudhë të gjatë, nga gjykatat dhe prokuroria deri te qeveria, ka punuar në shërbim të liderëve politikë dhe në mbrojtje të interesave të tyre.

Ekzistojnë shumë raste që mund t’i vërtetojnë këto pohime”, u shpreh ai.

Në analizën e tij, Bukuroca përfshin gjithashtu ndikimet që mund të vijnë nga jashtë. Ai përmend një kategori njerëzish që, sipas dyshimeve të tij, mund të kenë lidhje financiare me Serbinë, por pranon se nuk ka prova të mjaftueshme për të përcaktuar konkretisht se për cilët persona ose media bëhet fjalë.

“Në grupimin e tretë hyjnë njerëzit që financohen nga Serbia. Fatkeqësisht, as në politikë dhe as në media nuk disponojmë informacione apo dëshmi të mjaftueshme për të identifikuar personat ose mediat që marrin pagesa drejtpërdrejt nga Serbia.

Ka shumë dyshime, por faktet janë të pakta. Këto dyshime burojnë nga veprimtaria e tyre, ku shpesh vërehet një qasje antishtetërore kundër Kosovës. Ata dalin në mbrojtje të interesave të atyre që mund t’i financojnë.

Udbashët nuk janë shfarosur nga Covidi!”, deklaroi Bukuroca.

Në këndvështrimin e publicistit, kriza e tanishme politike në Kosovë shpjegohet më së miri pikërisht përmes këtyre tri kategorive.

“Kështu, në Kosovë ekzistojnë tri grupime: ata që punojnë për shtetin ligjor, një segment i opozitës që paraqitet sikur po e mbron shtetin ligjor, ndërkohë që e pengon atë, si dhe një kategori tjetër që vepron në shërbim të interesave të jashtme”, tha ai.

Duke analizuar aksionet opozitare dhe pasojat që ato mund të kenë mbi institucionet, Bukuroca kundërshton veprimet që, sipas tij, synojnë sabotimin e tyre dhe shtimin e trysnisë politike.

“Nuk mund të konsiderohet normale që Qeveria të bëhet objekt sabotimi, denigrimi dhe shantazhi përmes proceseve politike, ku përfshihet edhe zgjedhja e kryetarit të shtetit. Ky paradoks është thelluar më tej nga interpretimet e Gjykatës Kushtetuese. Ajo është kritikuar shpesh për mungesë paanshmërie dhe për vendime që kanë përcaktuar mënyrën e funksionimit të Kuvendit, ndonëse jo gjithmonë kuptohet qartë se ku e kanë mbështetjen e drejtpërdrejtë kushtetuese këto interpretime”, u shpreh Bukuroca.

Në lidhje me diskutimet për numrin e deputetëve që duhet të jenë të pranishëm në Kuvend, ai kundërshton pretendimin se Kushtetuta kërkon domosdoshmërisht pjesëmarrjen e 80 ligjvënësve.

“Kushtetuta nuk përcakton në asnjë dispozitë se në Kuvend duhet të jenë patjetër të pranishëm 80 deputetë. Kjo është shpikje e Gjykatës!”, deklaroi publicisti.

Sa i përket Qeverisë së drejtuar nga Vetëvendosje, Bukuroca mendon se pushteti i tanishëm po përballet gjithashtu me një krizë të thellë. Sipas tij, ndër pengesat kryesore është vështirësia për të siguruar bashkëpunëtorë të qëndrueshëm.

“Shteti, pra, sabotohet në disa drejtime. Qeveria aktuale e Vetëvendosjes gjendet në një krizë të madhe, edhe sepse e ka të vështirë të gjejë partnerë të qëndrueshëm. Shumë aktorë të politikës paraqiten sikur punojnë në të mirë të shtetit, por realisht u shërbejnë interesave të tjera.

Në përfundim, çështja e Kosovës nuk kufizohet vetëm te përplasja ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Ndarja e vërtetë është mes atyre që mbrojnë realisht shtetin dhe institucionet e tij dhe atyre që i shfrytëzojnë ato për interesa politike, personale ose të jashtme”, përfundoi Lis Bukuroca për “Bota sot”.

të fundit

Carrick rishikon skuadrën, Manchester United nxjerr në merkato katër lojtarë të njohur

Një vit më parë, Ruben Amorim udhëtoi drejt SHBA-së për fazën përgatitore të Manchester United, duke lënë pas të ashtuquajturin…

3 minutes ago

Besnik Tahiri Requests Meeting with Avni Dehari Ahead of Continuation of Constitutive Session

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, kërkoi takim me kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosoëvs, Avni Dehari, lidhur me…

7 minutes ago

Zemaj Calls for Investigation into Legal Violations by MPs Who Also Serve as Ministers

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, kërkoi nga Prokuroria që të gjejë shkeljet ligjore dhe keqpërdorimin e buxhetit…

7 minutes ago

Administrative Reform Divides Maliq as Residents Clash Over Merger with Korça

Në kuadër të reformës së re administrative-territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit ka filluar një seri konsultimesh publike me komunitetin. Diskutimi…

8 minutes ago

Rama’s Meeting with Socialist Mayors, Democratic Party Deputy Chairman: The Prime Minister Is Panicking, Even His Own People Are Saying “No

Përmes një deklarate,  nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar lidhur me takimin e zhvilluar në Kuç të Vlorës,…

8 minutes ago

Egnatia synon përmbysjen ndaj Shamrock dhe mbyll zërat për të ardhmen e kapitenit

Albano AleksiEgnatia dhe Shamrock Rovers do të zbresin sonte në fushë për ndeshjen e kthimit të turit të tretë kualifikues…

9 minutes ago