Categories: kosovë

Të zhdukurit e luftës, kush janë dy serbët që Kurti ia përmendi Vuçiçit në takimin e Brukselit

Kryeministri Albin Kurti ia ka përmendur Aleksandër Vuçiçit në takimin që ka pasur në Bruksel dy serbë Veljko Odaloviçin dhe Zoran Angjelkoviçin lidhur me njohuritë që këta dy kanë për personat e zhdukur me dhunë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Veljko Odaloviçi ka qenë udhëheqësi kryesor jugosllav në Kosovë pas vitit 1997, ndërkaq tani mban postin e Presidentit të Komisionit për Personat e Zhdukur në qeverinë e Serbisë.

Të lidhura

None found

Kurse Zoran Angjelkoviç ka shërbyer si President i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovën nga viti 1998. Mediat ndërkombëtare siç është New York Times kishin raportuar për e Angjelkoviçin.

NYT shkruan se Angjelkoviq pas hyrjes së NATO-s ka qëndruar në zyrën e tij në Këshillin Ekzekutiv të Përkohshëm për Kosovën në Prishtinë.

“Plani im personal është që të mos largohen derisa situata të stabilizohet. Nëse unë largohem të gjithë ata që s’janë shqiptarë do të largohen”, kishte thënë Angjelkoviç. Në katër propozimet që kryeministri Kurti ia ka bërë Vuçiçit në tavolinë në pikën katër shefi i qeverisë kosovare ka kërkuar që për çështjen e të pagjeturve të pyeten Odaloviç dhe Angjelkoviç, të cilët kanë udhëhequr me Kosovën e pushtuar.

“Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviç, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e pushtuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviç”, ka thënë Kurti./ Gazeta Express

të fundit

Prej kohësh e mbajti “të fshehtë”, ish-finalisti i BBV kurorëzon dashurinë në martesë

Ish-finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, Blerando ka kurorëzuar dashurinë së fundmi me martesë, me sipërmarrësen Lena Krasniqi. Çifti ka…

19 minutes ago

Lufta në Lindjen e Mesme/ Sulmet izraelite shkaktojë mbi 3,000 të vdekur në Liban që nga fillimi i luftës

Lufta mes Izraelit dhe Libanit vijon të jetë aktive, ndërsa sulmet mes tyre sa vijnë edhe rriten. Mediat e huaja…

38 minutes ago

Kiara Tito revoltohet me ndjekësit si asnjëherë më parë/ Publikon identitetin e tyre dhe reagon kështu

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka vendosur të mos heshtë më përballë komenteve fyese dhe gjuhës së urrejtjes që merr…

53 minutes ago

“Faleminderit Prishtina dhe Tirana”/ Mbyllet protesta për gjuhën shqipe, studentët: E dridhem Shkupin burra! Jemi gati për…

Perfundon në Shkup protesta e studentëve për gjuhën shqipe, ndërkohë që studentët kanë paralajmëruar se kjo nuk ndalet vetëm me…

1 hour ago

Protesta për gjuhën shqipe në Shkup, arrestohen tre studentë shqiptarë

Mijëra studentë shqiptar janë mbledhur pasditen e sotme në Shkup, ku po zhvillojnë protestë për të kërkuar përdorimin e gjuhës…

1 hour ago

“Mos ma përktheni të ardhmen!”/ Studentët në Shkup kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë: Kjo gjuhë ka dëshmorë pas vetes

Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut për protestën e tyre për gjuhën shqipe. Të grumbulluar…

2 hours ago